• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E hënë, 17 Nëntor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Në Mal të Zi nuk ka arrestime për grafite anti-shqiptare

26 Tetor, 2025
in Lajme, Headline
Në Mal të Zi nuk ka arrestime për grafite anti-shqiptare
Share on FacebookShare on Twitter

Një shtetas i Kosovës është dënuar me 10 ditë burg në Mal të Zi pasi pranoi se kishte shkruar grafitin „APRZ UÇK 1878“. Përveç kësaj, ndaj tij u vendos edhe masa mbrojtëse për dëbim njëvjeçar nga territori i Malit të Zi.

Ky rast ka ngjallur reagime në opinion, pasi ndër vite në qytete të ndryshme të Malit të Zi shkruhen grafite fyese dhe nxitëse kryesisht kundër shqiptarëve e boshnjakëve, por nuk dihet për ndonjë rast kur autorët e tyre janë arrestuar dhe dënuar me burg.

Kjo qasje e institucioneve ngre pyetje për standarde të dyfishta dhe trajtim të pabarabartë.

Rreth rastit të arrestimit të shtetasit të Kosovës, nga politikanët shqiptarë në Mal të Zi ka reaguar vetëm Mehmet Zenka (UDSh).

Zenka thekson se rasti tregon mungesë të barazisë dhe zbatimin e ligjit: “Nëse do të shikonim të gjitha grafitet që fyejnë ndjenjat e kombeve të tjera në gjithë Malin e Zi — përfshirë ato që glorifikojnë figura si Ratko Mladiq dhe Radovan Karaxhiq — shumë raste do të duhej të ishin ndjekur penalisht,” tha ai. Ai kërkoi që institucionet të trajtojnë në mënyrë të barabartë të gjitha shprehjet e urrejtjes dhe glorifikimit të krimeve, pavarësisht përkatësisë kombëtare.

“Mund të jetë që grafiti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk e ka vendin në Herceg Novi, pasi struktura etnike e vendit mund ta shikojë si provokim” tha Zenka, dhe shtoi se – UÇK është vlera më e madhe shqiptare për neve.

Një gjë është e sigurt – në Mal të Zi vazhdon të mbizotërojë standard i dyfishtë në zbatimin e ligjit nga institucionet.

/MALESIA.ORG/

Tags: Mali i Zi
Previous Post

Jurgen Uldedaj kampion bote

Next Post

Kurti nuk i siguron votat për Qeveri të re

Next Post
Kurti nuk i siguron votat për Qeveri të re

Kurti nuk i siguron votat për Qeveri të re

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org