• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E hënë, 17 Nëntor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Mërgata

Fondacioni “Dom Simon Filipaj” shënon 20-vjetorin e themelimit

25 Tetor, 2025
in Mërgata, Headline
Fondacioni “Dom Simon Filipaj” shënon 20-vjetorin e themelimit
Share on FacebookShare on Twitter

Fondacioni “Dom Simon Filipaj” shënoi të shtunën e kaluar në Nju Jork 20-vjetorin e themelimit.

Kryetari i fondacionit, Tomë Shkreli, në fjalën e tij përshëndetëse vlerësoi kontributin e të të gjithë atyre që për dy dekada kanë qenë krah kësaj nisme të shenjtë. Në fjalimin e tij, ai përmendi një numër kontribuesish, anëtarë drejtues, aktivistë dhe mbështetës të fondacionit, të cilët me përkushtimin e tyre kanë mundësuar që ndihma të mbërrijë te familjet më të varfra, studentët dhe komunitetet shqiptare në nevojë.

“Falenderime të veçanta shkojnë për Shefki Sefën, Palë Çotajn, Isa Adajn, Zef Gjokajn e Nikollë Gazivodën, por edhe për të ndjerët Gjon Zadrima e Fran Curaj, të cilët mbetën shtylla morale e financiare e këtij fondacioni,” u shpreh Shkreli, duke vlerësuar edhe mbështetjen e vazhdueshme të famullitarit të Kishës “Zoja e Shkodrës”, Dom Pjetër Popaj.

I ftuari special i mbrëmjes, gazetari Gjekë Gjonlekaj, mbajti një kumtesë kushtuar jetës dhe veprës së Dom Simon Filipajt – përkthyesit të parë shqiptar të Biblës, teologut e humanistit, i cili la gjurmë të pashlyeshme në Malësi, Ulqin dhe mbarë botën shqiptare.

Gjonlekaj theksoi se Dom Filipaj është vlerësuar nga figura madhore të kulturës shqiptare, përfshirë Ismail Kadarenë, si shembull i përkryer i përkthimit të veprave monumentale në gjuhën shqipe. Ai kujtoi gjithashtu se Papa Gjon Pali II e nderoi me titujt më të lartë kishtarë, ndërsa shteti shqiptar me çmimin “Naim Frashëri”.

Duke folur për misionin e fondacionit, Gjonlekaj theksoi se arritjet e tij tashmë e kanë shndërruar në një mekanizëm të fuqishëm solidariteti kombëtar, duke shprehur bindjen se “ka ardhur koha që Fondacioni të bëhet institucion gjithëkombëtar, ashtu siç ka qenë edhe vetë Dom Simon Filipaj”.

Fjalimi i plotë i Tomë Shkreli:

Zonja e zotri, miremrama, mire se u bashkuam sonte në njënatë jubilare që të festojmë 20 vjetorin e Fondacionit Dom Simon Filipaj dhe në të njëjten kohë të kujtojmë nevojëtarëttanë në vendlindje.

Qëndroi para jush për nderin tuaj, për arritjen tuaj dhe ngazemra Ju uroi në emër te gjithëve të pranishëm 20 vjetorin e Fondacionit Dom Simon Filipaj.

Në emrin e udhëheqësisë, në emrin e nevojtarëve tanë nëvendlindje, në emrin e studentëve, në emrin tim po edhejam i sigurtë që flas edhe në emrin tuaj, Ju dëshiroi secilitprej jush mireseardhëje, mire se u bashkuam edhe një herëme qëllim që të kujtojmë më nevojtarët tanë në vendlindje, poashtu të avancojmë kauzen e shejtë të Fondacionit. Vellazër e motra, sonte festojme 20 vjetorin e formimit tëFondacionit Dom Simon Filipaj e para organizatë nëDiasporë me karakter humanitar, me të vërtetë një sukses idukshem i juaji që asnjëherë nuk hezituat të merrni pjesë qëtë ndihmoni vëllezrit e motrat tona me nevojë nëvendlindjen tonë.

Sum prej jush keni marrë pjesë në cdo darkë dhe aktivitet tëFondacionit pa mungesë  dhe kam deshirë që të falenderoidisa pjesemarrës që nuk kursyen as kohen as mjetet e tyrepër keto 20 vitet e fundit vetëm e vetëm që kjo organizatë tëarrijë suksesin e duhur, duke ju falenderuar ju vellazër e motra suksesi i Fondacionit Dom Simon Filipaj eshte idukeshem.

Njëherit dua të falenderoi udhëheqësit e Fondacionit: ShefkiSefen, Palë Çotaj, Isa Adaj, Zef Gjokaj dhe NikollëGazivoda, puna e ketyre burrave duhet të apluaudohet, unee kam pa për së afermi “koprracinë”-horrjatëdhekun e tyre,për cdo cent tuajin kurë ishte pyetja për shpërndarjen e fondeve, vetëm e vetëm që cdo lek të shkoi atje ku paraqitejnevoja më së shumti dhe mos të keqpërdoret asnjë cent iJuaji, por e kam pa prej së afërmi edhe zemërbardhësine e tyre për çfardo që paraqitej nevoja, une përulem përparakëtyre burrave dhe jam krenar që më sollën për të tretënherë e të punojmë së bashku për të miren e vendlindjes tonëe sidomos Ulqinit. Poashtu dua të falenderoi edhe dykryetarët e më parëshem të Fondacionit për punën e tyre, zotri Nail llolla dhe Simon Nrekaj. Falenderime të vecantameritojnë dy anetarë të udhëheqësisë të Fondacionit Dom Simon Filipaj që nuk jetojnë më, të ndjerët Gjon Zadrima dhe Fran Curaj, mungesën e tyre e niejmë edhe sot sepse atatë dy ishin një forcë jo vetëm financiare por edhe morale për të gjith neve e sidomos neve që u mundonim që cdo gjëta bejem sa më mirë e sa më drejtë, ata pushofshin në paqë e Fondacioni ynë do i kujtoië me nderimet dhe rrespektet mëtë larta derisa të ekzistoi.

 Gjatë ketyre 20 vitesh të gjith Ju meritoni nderimet, falenderimet e mirënjohet tona që me kontributet dhepjesemarrjen tuaj në aktivitetet e Fondacionit, secili prejjush është kontribuas i suksesit kaq të madh të FondacionitDom Simon Filipaj.

S’pari dua te falenderoi famullitarin e kishës tonë Zoja e Shkodrës, Don Pjeter Popaj për ndihmen dhe kontributin e tij, pa ndihmen e Don Pjetrit nuk e besoi që do kishimarritur suksesin qe kemi arritur gjatë këtyre viteve, falemnderit Don Pjeter, Krishti të rritët pushtetin.

Falenderimet tona meritojnë:

– Ana Zagreda, asnjëhere nuk mungoi as ajo e as kontributi i saj por shumicën e kohës solli me vedinedhe kontribus të tjerë, falemdnerit Ana,

– Cafo Boga, ka munguar nganjëherë por kontributi ti ka ardhë pa mungesë, bile nganjëherë dyfishontekntributet vetëm e vetëm që të shofi Fondacionin tëarrisë qëllimet e caktuara,

– Luigj Shkreli, poashtu meriton mirnjohjen tonë edhe kyme contribute të majme e kemi pase pran vehtesçdohrë,

– Valdet Çobaj, falenderohet dhe rrespektohet çdoherë përkontributet e tia ndaj Fondacionit,

– Mark Gjonaj u gjetë pranë nesh gjatë kësajë periudhe tësukseshme poashtu meriton falenderimet e krejtkomunitetit tone shqipëtar për punën që bënë përkombin tonë

– Një ndër kontribuesit më të dadhuar dhe konstant qëmeriton falenderimet e veçanta është zotri NikollëJunçaj,burrë e mësues i Malësisë, anëtarë i UÇK’s, njeri me vlera të lakmishme kombëtare, asnjëherë nukka munguar e sonte merr pjesë me të zgjedhuren e tij, mirë se na erdhe zonja Juncaj, prania e juaj na nderon, mburremi që kemi një njeri si bashkeshortin tuaj nëpraninë tonë, falemnderit,

– Zef Gjokaj, përpara se me u formua Fondacioni Dom Simon Filipaj, punuam s’bashku të formojmë njëorganizatë me karakter humanitar dhe asnjëherë nuk u lodh por mbeti shembull se si punohet dhe sirespektohet kombi, vendlindja dhe nevojtarët tanë, falemnderit Zef

– Veçanarisht dua tefalenderoi grupin muzikorë Ceka qëfalas vite me rradhë na argetuan dhe ndihmuan qëfondacioni të arrijë suksesin më të lartë, ata jo vetëmqe kontribuan falas me muzikë por Hajro Ceka dheVebi Spahiu çdo herë kanë dhanë edhe kontributfinanciar, shum falemnderit dhe u këndoftë zemra

– Mos të harroi zonjat e nderuara që na pregatitenushqime të ndryshme dhe na e shtruan këtë sofër tëmadhe jubilare, falemnderit zonja.

Sonte caktuam Fran Cotaj që t’na flasin për arritjet e Fondacionit Dom Simon Filipaj pra e kemi zgjedhë shpijaktë Fondacionit, të na udhëheqi këte darkë jubilare, Frani nuku zgjodh vetëm ashtu rastsisht sa të plotësoi një vend dhe tëbëjë një punë por u caktua si një ndër intelektualët eaktivistët tonë më të dadhuar jo vetëm i Fondacionit Dom Simon Filipaj por edhe për punën e mirë qe bëri ketu nëorganizimin e shum aktiviteteve pranë kishës tonë Zoja e Shkodrës me karakter jo vetëm kishtar por edhe kombëtar, Frani u caktua se ai ishte iniciator që në Shën Gjergj tëndërtohet shtëpia mortore (funerali) e në fund shpenzimet e mëdhaja i nxorri nga xhepi i vet dhe i vëllezërve të vrt, Frani u zgjodh se mori iniciativen që të zbukuroi edheqendrën e Shën Gjergjit fshatit ku lindi dhe u rrit, u zgjodhedhe si perfaqesus i të gjith vëllezërve vet – djemëve tëShtjefen Gjergjit Çotaj nga fshati Shën Gjergj ( Palës, Vjekos e Martinit) kontributet e këtyre vellazërve përFondacionin tonë shkojnë në dhjetra mija dollarsh, praFrani dhe vëllezrit e tij meritojnë nderimet e rrespektin mëtë lartë për punën e tyre. Shumica prej nesh jemidëshmitareë të punës së mirë kombëtare dhe fetare të tënderuarit Fran Shtjefen Cotaj jo vetem per Fondacionin tonëpor në shum e shum raste të tjera ashtu si e kerkonte nevoja. Falemnderit Fran. Paçi e dhashi çdoherë e hisja e juaj u shtoftë ashtu si është deshira e juaj.

Prej formimit të Fondacionit Dom Simon Filipaj e kemipraktikuar që të zgjedhim një folës nga komuniteti shqipëtarnë Diasporë me merita kombetare, këti vit jubilar jemimunduar që të zgjedhim një person me të vërtetë që iplotëson të gjitha rubrikat e vlerave të një njeriu për kahintelekti dhe puna në cfardo lamije që kërkonte kombi dheatedheu ynë. Zgjedhëm të nderuarin zotri Gjekë Gjonlekaj, që më shum se një gjysëm shekulli ia dedikoi çështjes tonëkombëtare. Gjeka është dadhuar për punën kombëtare qyshnë rininë e tij, Gjeka ishte gazetar bile shum i aftë i Zërit tëAmerikes, businessmen shum ë njohur ne Diasporën tonë, zëdhënës i UÇK’s gjatë luftës clirimtare të Kosovës kundërSerbisë armikut tonë shekullor, Gjeka u gjind ne cdo vend kur u vendos per fatin e kombit tonë, prej në Dejton Ohio deri në Rambuje të Francës, prej Washingtonit e deri nëHagë, prej në Prishtinë, Tiranë, Ulqin, Malësi e ÇameriShkup e Preshevë…, Gjeke Gjolekaj është një figurë e shquar kombëtare i nderuar nga presidenti ynë legjendarëIbrahim Rugova, i rrespektuar dhe i vleresuar për shkrimet e tija nga shkrimtari ynë më i njohur Ismail Kadare, Gjekën e nderonin dhe e ndrojnë edhe sot luftarët e UÇK’s,fjalës sëGjekës ia vejnë veshin edhe krye ministrat tonë – për fat tëkeq kemi dy, do ishe më mirë të ishte vetëm një, nuk mundtë gjindet asnjë të ashtuquajtur “liderë” shqipëtar që nuk iaka ndëgjuar zërin dhe namin Gjekë Gjolekaj. Gjeka më sëshumti flet më pendën e vet kuptohet e dirigjuar nga mendjae tij e mpreftë, prandaj dua të falenderoi Gjekën që gjetikohe të marri pjesë në celebrimin e këti Fondacioni qëmbanë emrin Dom Simon Filipaj shqipëruesit të parë tëBiblës, edhe ai njeri i pendës. Falemnderit Gjekë.

Edhe një herë mirë se u takuemë në kyt celebrim jubilar, lirisht mund të uroni njani tjetrin për punën e mire dhearritjen tuaj.

Fjalimi i plotë i Gjekë Gjonlekaj:

Koha që Fondacioni të bëhet institucion gjithëkombëtar, ashtu siç ka qenë edhe Dom Simon Filipaj

Zonja dhe zotërinjë bashkatdhetarë të nderuar!

Jemi mbledhur sonte në këtë qendër hyjnore për të nderuar 20-vjetorin e themelimit të Fondacionit Dom Simon Filipaj.

Zotni kryetar Tomë Shkreli dhe Fran Çotaj, u jam mirënjohës për ftesën tuaj për të thënë dy-tri fjalë në këtë përvjetor jubilar prej dy dekadash. Për mua personalisht është nder i veçantë të marr pjesë në këtë mbledhje shumë fisnike.

Për faktin që Fondacioni juaj mban emërin e një personaliteti të shquar të kombit shqiptar, Dom Simon Filipaj, e ndjej për detyrë morale që sonte të përqendrohem te ky emër i madh i kombit tonë shqiptar. Kam detyrë morale ta kujtoj edhe për faktin se Dom Simon Filipaj e filloi meshtarinë në vendlindjen time në Triesh në vitin 1950 dhe e vazhdoi deri në vitin 1960.

Mësimet fillestare i kishte filluar në vendlindje, pastaj në Tivar dhe në fillim të viteve 40 kishte vazhduar mësimet fetare në Seminarin Jezuit të Shkodrës dhe më pas kishte kaluar studimet e larta universitare pranë Fakultetit Teologjik në Zagreb, ku ishte shquar sidomos në lëndët e teologjisë dhe filozofisë.

Pasi ishte kthyer në vendlindjen e tij, ku edhe kishte thënë meshën e parë. Pas një pushimi të shkurtër, Arqipeshkvi i Tivarit e kishte emëruar meshtar në Triesh, një trevë jo larg Bjeshkëve të Namuna.

Në fillim të viteve 50, kushtet e punës dhe të jetës në Triesh ishin tepër të vështira, sepse vepronte akoma regjimi komunist, më mirë të thuhet stalinist, të cilët kishin pushtuar shtëpinë (qelën) e meshtarit. Përkohësisht ishte vendosur në familjen Gjonlekaj të Preç Marashit. Por pas 6 muajsh komunistët e liruan qelën, ku jetoi e veproi për një dekadë.

Merre me mend jetën që kishte bërë në Zagreb dhe jetën që bënte në atë ballkon të Malësisë së Madhe karshi Bjeshkëve të Namuna.

Pavarësisht këtyre bjeshkëve të mallkuara, për rreth tyre jetonin malet epiko-legjendare të atyre malësive shqiptare. Dom Simoni kishte mësuar shumë në Triesh për traditën e kësaj treve, për të cilën kanë shkruar shumë dijetarë, duke përfshirë këtu edhe Imzot Pjetër Budin.

Në mortin e tij në shtator të vitit 1999 në Kishën e Shën Gjergjit në Ulqin kishin marrë pjesë autoritetet më të njohura shoqërore dhe të fetare të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Kroacisë. Meshën në këtë ceremoni madhështore e kishte drejtuar bashkëvendasi dhe miku i tij i dashur, Arqipeshkvi i Shqipërisë, Imzot Rrok Mirdita. Një ditë pas kësaj ceremonie, fola në telefon me Imzot Mirditën dhe e pyeta si kishte kaluar ajo ditë e veçantë për Dom Simonin e ndjerë.

Ai më foli gjerësisht për atë pjesëmarrje të madhe dhe për elegjitë e klerikëve, të cilët tha se e kishin krahasuar Dom Simonin me Shën Jeronimin, Atë Gjon Buzukun dhe Imzot Pjetër Bogdanin.

Natyrisht se Imzot Mirdita kishte shumë emocione ato ditë. Ai, si kryepeshkop i Shqipërisë, kishte ndërhyrë pranë Selisë së Shenjtë të jepeshin meritat dhe mirënjohjet për kontributin e tij të madh kulturor në përkthimin shqip të Biblës dhe disa librave të tjerë për kulturën fetare për gjithë botën shqiptare.

Papa Gjon Pali menjëherë i dha titullin Monsinjor dhe Prelat, që janë tituj shumë të nderuar në këtë fe. Më vonë iu dha edhe çmimi më i lartë për kulturë i Shqipërisë, Naim Frashëri. Shën Gjergji i Ulqinit dhe Shën Gjergji i Bostonit do të kujtohen përgjithmonë për Monsinjor Simon Filipaj dhe Imzot Nolin. Ishin këta dy kolos të kulturës fetare dhe kombëtare.

Në fillim të viteve 90, Dom Simonin e kisha intervistuar dy herë për Zërin e Amerikës.

Sot e kësaj dite e kujtoj për shpjegimet e tij fetare dhe kulturore, përveç të tjerash, ishte shumë ekumenik. Në vitin 2013, me rastin e 250-vjetorit të Kishës së Trieshit, kisha botuar disa shkrime në shtypin shqiptar për Dom Simon Filipaj. Para se të shkonte për vizitë në Ulqin për hapjen e panairit të Librit, gazetari i njohur Gjekë Gjonaj kishte shkruar në Durrës për të intervistuar shkrimtarin tonë të madh e gjenial, Ismail Kadare, duke i bërë edhe këtë pyetje: “Zoti Kadare, sa i njihni shqiptarët në Mal të Zi. Ç’mendim keni për ta dhe si i vlerësoni përpjekjet e tyre kulturore?”

Ismail Kadare i kishte thënë: “Njoh mjaft shqiptarë të Malit të Zi. Sidomos i kam njohur për çudi kur kam qenë për udhëtime në Amerikë. Kam kujtime shumë të mira prej tyre dhe shumë nga ata i kam miq. Ata janë shumë aktivë, janë shumë të zotët, janë shumë të pranishëm në jetën kulturore.

Edhe në Mal të Zi ka të tillë.

Unë i kam ndjekur përpjekjet e tyre kulturore që janë të admirueshme. Për të thënë vetëm një shembull, kam lexuar me një interes përkthimin e mrekullueshëm të Biblës nga Dom Simon Filipaj.

Vërtet kam shprehur kudo admirimin tim për këtë përkthim që është një shembull i shkëlqyer se si mund të përkthehen veprat e mëdha monumentale të njerëzimit në gjuhën e sotme shqipe.

Dom Simon Filipaj kishte shërbyer për një dekadë edhe në Grudë. Ai ishte orator i përkryer dhe kishte marrë pjesë në disa pajtime gjakësh në Malësinë tonë dhe kishte pas sukses edhe në këtë mision. I tillë kishte qenë edhe Patër Gjergj Marstjepaj.

Të dashur bashkatdhetarë, Malësia jonë dhe malësorët e Ulqinit kanë shumë dukuri të përbashkëta. Nga ana tjetër, qyteti i Ulqinit është qytet ilir, kështu e shpjegon abanologu Eqrem Çabej, i cili thotë se emërtimi Ulqin është nga emri ilirisht Ulk dhe gradualisht është bërë Ulqin. Ky qytet dhe zonat për rreth gëzojnë një klimë të butë mesdhetare.

Malësorët nga viset tona disa herë u shpërngulën në ato treva, bile disa të tjerë shkonin atje për të fituar bukën e gojës. Ulqinakët në përgjithësi janë njerëz të butë dhe të qetë. Edhe në shkollat e Kosovës, nxënësit nga Malësia shoqëronin shumë me nxënësit nga Ulqini.

Edhe këtu në Shtetet e Bashkuara kemi gjetur gjuhë të përbashkët në veprimtari të ndryshme. Unë personalisht kam punuar një kohë relativisht të gjatë me Fran Shkrelin, i cili u emërua Drejtor i Seksionit Shqip të Zërit të Amerikës dhe më vonë mori një pozitë të lartë ku ishte përgjegjës për të gjitha gjuhët e Euro-Azisë.

Këtu në Shtetet e Bashkuara kam bashkëpunuar me Cafo Bogën, Richard Lukën, vëllezërit Zeneli dhe me shumë të tjerë. Këta dhe shumë shqiptarë të tjerë të këtyre anëve janë shumë të suksesshëm në shoqërinë shqiptaro-amerikane.

Si mos të flasim për Samanta Shkrelin, e cila javën e kaluar shkëlqeu në konkursin e bukurisë Miss Globe USA, bile edhe këndoi këngën për Skënderbeun. Të këndosh për Skënderbeun në një ceremoni aq të madhe kulturore është vepër e madhe. Kështu duhet të këndojmë edhe për Nënën Terezë. Ajo zonjusha Shkreli këndoi me shumë emocione për prindërit e saj dhe për kombin shqiptar.

Të nderuar pjesëmarrës, është koha që Fondacioni të bëhet institucion gjithëkombëtar, ashtu siç ka qenë edhe Dom Simon Filipaj. Rreth këtij emri të madh dhe shumë të nderuar duhet të bashkohemi të gjithë, sidomos për aktivitete humanitare dhe kulturore.

Ky Fond tash dy dekada ka dhënë ndihma të mëdha për të varfrit dhe për nxënës që duan të vazhdojnë mësimet e larta, gjithashtu ka financuar ngritjen e shtatoreve të tij në oborrin e Kishës së Shën Gjergjit.

Në fund, iu përshëndes të gjithëve.

Nuk kaloj dot pa e përmendur bashkëvendasin tim Nikollë Junçaj, pjesëmarrës në Luftën për Çlirimin e Kosovës. Ky luftëtar lirie është sot ndër trimat më të nderuar në komunitetin shqiptaro-amerikan. Edhe një herë, iu falënderoj për vëmendje.

Tags: Fondacioni Dom Simon FilipajTomë Shkreli
Previous Post

Shtetasi i Kosovës dënohet me 10 ditë burg në Mal të Zi për shkruarje të grafitit

Next Post

Jurgen Uldedaj kampion bote

Next Post
Jurgen Uldedaj kampion bote

Jurgen Uldedaj kampion bote

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org