• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E enjte, 2 Tetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Albian Sinishtaj, emërohet drejtor i SHPK “Komunale”-Tuz

2 Tetor, 2025
in Lajme, Headline
Albian Sinishtaj, emërohet drejtor i SHPK “Komunale”-Tuz
Share on FacebookShare on Twitter

Në mbledhjen e Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike SHPK “Komunale”- Tuz, të mbajtur më 1 tetor 2025, është emëruar në detyrën e ushtruesit të detyrës së drejtorit z. Albian Sinishtaj.

Z. Sinishtaj është jurist i diplomuar dhe për më shumë se 14 vite ka qenë i angazhuar në Drejtorinë e Doganave të Malit të Zi, në Sektorin për Sistemin Doganor dhe Procedurat. Deri në emërimin e tij në këtë post, ai ushtronte funksionin e shefit të Departamentit për Tarifën Doganore. Gjatë karrierës profesionale, ka ndjekur dhe përfunduar një numër të madh trajnimesh, seminarësh dhe konferencash nga fusha e sistemit doganor, tregtisë ndërkombëtare dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.

Sa i përket aktivitetit në jetën publike, Sinishtaj ne mes tjerash ka shërbyer për dy mandate si këshilltar në Kuvendin e Komunës së Tuzit.

Pas emërimit, ai prezantoi vizionin e tij për ndërmarrjen “Komunale”, duke theksuar se prioritet do të jetë ofrimi i një shërbimi cilësor për të gjithë qytetarët e Tuzit. Fokus i punës së tij do të jetë vendosja e standardeve të qarta për pastërtinë dhe mbrojtjen e mjedisit, sigurimi i ndriçimit publik të besueshëm, mirëmbajtja e parqeve dhe hapësirave të gjelbra, konsolidimi i shërbimeve bazë me orare të parashikueshme dhe raportim transparent. Po ashtu, ai paralajmëroi investime në pajisje moderne dhe ndërtimin e një partneriteti të qëndrueshëm me komunitetin.

“Qëllimi im është që ‘Komunalja’ të jetë shërbim model për të gjithë qytetarët e Komunës së Tuzit, për një Tuz të pastër, të sigurt dhe të përgjegjshëm. Do të punojmë me standarde të qarta, profesionalizëm, transparencë dhe rezultate të matshme, për një Tuz të pastër dhe ekologjik”, u shpreh Sinishtaj për portalin Malesia.org pas emërimit.

Malesia.org

Tags: Albian SinishtajSHPK "Komunale"-Tuz
Previous Post

KKSH reagon ndaj policisë në Ulqin: Flamuri shqiptar nuk është “flamur i huaj”

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org