KF Deçiqi ka arritur një fitore të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur FK Jedinstvon me rezultat minimal 0:1.
Golin vendimtar e shënoi Asmir Kajeviq pas një asisti të saktë nga Jonathan Dreshaj, duke i dhënë ekipit nga Malësia tre pikë të plota dhe një shtysë të madhe morale për vazhdimin e kampionatit.
Me këtë fitore, Deçiqi gjendet në krye të tabelës, ku ndan vendin e parë me Sutjesken.
/MALESIA.ORG/