• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 11 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Ministrja Majda Axhoviq anulon tenderin për ndërtimin e palestrës sportive në Komunën e Tuzit

4 Korrik, 2025
in Lajme, Headline
Ministrja Majda Axhoviq anulon tenderin për ndërtimin e palestrës sportive në Komunën e Tuzit
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Punëve Publike në Mal të Zi Majda Axhoviq e ka anuluar tenderin për ndërtimin e palestrës sportive në Komunën e Tuzit.

Majda Axhoviq, është emëruar ministre në prill 2025. Ajo përfaqëson lëvizjen politike të Kryeministrit Millojko Spajiq, “Evropa Sad”.

Kryetari i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj, i ka bërë thirrje kryeministrit Millojko Spajiq që të deklarohet qartë nëse i përkrah apo jo, veprimet e njëanshme dhe politikën e ministres së Punëve Publike, Majda Axhoviq, e cila ka anuluar tenderin për ndërtimin e palestrës sportive në Tuz.

Ai vlerëson se ajo me këtë veprim synon të poshtërojë, shantazhojë dhe dobësojë Komunën e Tuzit.

“Populli shqiptar në Mal të Zi nuk do të heshtë ndërsa përfaqësuesit e tij legjitim politikë përpiqen të shtypën, poshtërohen dhe përjashtohen në margjina. Tuzi nuk është koloni dhe nuk do t’i japin llogari askujt tjetër përveç qytetareve dhe qytetarëve të vet! Nëse dikush mendon se do të na kthejë në kohën kur për ne vendosnin pa ne, gabon! Po ashtu, ata që sot zbatojnë një politikë të tillë, le të dinë se do të mbahen mend si bashkëpunëtorë në përpjekjen për të shuar subjektivitetin politik shqiptar në Mal të Zi. E dënoj fuqishëm këtë vendim turpërues! Dërgoj mesazh të qartë se Komuna e Tuzit nuk do të lejojë që lojërat politike, intrigat dhe veprimet keqdashëse të individëve të vihen përpara interesave të qytetareve dhe qytetarëve tanë,” shtoi më tej kryetari Gjelaj.

/MALESIA.ORG/

Previous Post

Stadiumi i KF Deçiqi licencohet për garat evropiane nga UEFA

Next Post

KF Deçiqi përforcohet me disa lojtarë të rinj

Next Post
KF Deçiqi përforcohet me disa lojtarë të rinj

KF Deçiqi përforcohet me disa lojtarë të rinj

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org