• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 16 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Qeveria e M.Z. do të japë me qira Plazhin e Ulqinit për një shekull, përkundër kundërshtimit të ulqinakëve!

4 Prill, 2025
in Lajme, Headline
Qeveria e M.Z. do të japë me qira Plazhin e Ulqinit për një shekull, përkundër kundërshtimit të ulqinakëve!
Share on FacebookShare on Twitter

Marrëveshja e Malit të Zi me Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) për bashkëpunim ekonomik është miratuar nga Qeveria dhe do t’i propozohet Kuvendit në formë të ligjit. Pjesë e kësaj marrëveshje është dhënia me qira të Plazhit të Madh të Ulqinit një kompanie nga Emiratet e Bashkuara Arabe, në periudhën kohore prej një shekulli, më saktësisht për 99 vite.

Plazhi i Madh konsiderohet si pasuria më e madhe e Ulqinit, ndërsa lajmi se do të jepet më qira pa pëlqimin e vendasve, ka shkaktuar reagime të mëdha në Ulqin.

Plani i dhënies me qira nuk i është dhënë në shqyrtim dhe as nuk është bërë në konsultim me Komunën e Ulqinit.
Në një konferencë për media sot në Kuvendin e Ulqinit, u kundërshtua ky plan i Qeverisë së Malit të Zi. Njëzëri kanë dalë përfaqësuesit e të gjitha partive politike në Komunën e Ulqinit.

Mesazhi i tyre drejtuar Qeverisë është se Ulqini nuk është në shitje.

Pjesë e Qeverisë së Malit të Zi janë edhe dy koalicionet shqiptare të cilat kanë një zëvendëskryeministër  dhe tre ministra. Ndërkaq, ende nuk dihet qendrimi i tyre dhe nëse ata si partnerë në Qeveri kanë apo jo peshë në vendimmarrje të qeverisë.

Kryetari i Komunës së Ulqinit Genci Nimanbegu tha se e shtuna e parë e prillit, e cila shënon edhe kremtimin e Ditës së Ulqinit do të shënohet me një protestë të hapur e cila do të mbahet në Plazhin e Vogël më fillim në ora 12.“Një qëndrim i tillë vjen sepose vlerësojmë që qyteti nuk mundë të zhvillohet me vendime që e dëmtojnë atë. Ky është një vendimi unanim i 33 këshilltarëve të Kuvendit të Komunës së Ulqinit. Ditën e Ulqinit kemi vendosur që ta shënojmë me një protestë të hapur duke qënë se qëndrimet e Kuvendit të Ulqinit janë anashkaluar nga qeveria. Ulqini nuk është në shitje. I gjithë Ulqini flet me një zë. Jemi pro investimeve por jo me kushte që na dëmtojnë. Kjo protestë nuk ka flamuj politik. Turizmi është interes publik por ndërtimi i banesave jo”, tha ndët të tjera Nimanbegu, duke u bërë thirje të gjithë qytetarëve që të dalin në këtë protestë.

/MALESIA.ORG/

 

 


 

Previous Post

U shënua 80-vjetorit të Masakrës së Tivarit

Next Post

Skandal – Tabela rrugore në Plavë, Peja shënohet si pjesë e Serbisë

Next Post
Skandal – Tabela rrugore në Plavë, Peja shënohet si pjesë e Serbisë

Skandal - Tabela rrugore në Plavë, Peja shënohet si pjesë e Serbisë

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org