• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 23 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Në Ulqin u mbajt Kampi Edukativ për çeshtjet e identitetit

1 Maj, 2024
in Lajme, Headline
Në Ulqin u mbajt Kampi Edukativ për çeshtjet e identitetit
Share on FacebookShare on Twitter

OJQ Horizonti i Ri këto ditë po realizon projektin me titull “Edukimi mbi vlerat identitare“, i cili tubon të rinjtë e shkollave të mesme nga Plava e Gucia, Ulqini e Malësia për ndjekur një program të veçantë të edukimit joformal. Në fokus të këtij programi është edhe kampi edukativ për të drejtat e njeriut, liritë dhe përgjegjësitë e popujve pakicë. Në pjesën teorike të programit, nxënësit u njohën me konceptin e identitetit, sfidat në ruajtjen e vlerave identitare për të rinjtë shqiptarë në Malin e Zi, paragjykimet dhe stereotipet që lidhen me këtë koncept. Ligjërues në këtë program ishte gazetari IsmetKallaba, kurse trajnere e sesionit Sabra Deceviq.

Përveç sesioneve trajnuese, vijuesit e këtij projekti realizuane dhe vizita studimore në institucionet arsimore dhe kulturore si dhe të monumenteve të trashëgimisë kulturore të qytetit të Ulqinit. Në këtë kuadër, të rinjtë pjesëmarrës vizituan Bibliotekën e Ulqinit, respektivisht Këndin për të Rinj, ku u pritën nga udhëheqësja e këtij institucioni znj. Ardita Rama.

Në vazhdim të këtyre vizitave, një pritje e veçantë këtyre të rinjve iu rezervua në Librarinë Ulqini nga kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi z. Faik Nika dhe drejtoresha e këtij institucioni znjsh. Arlinda Osmani.  Kampi edukativ i të rinjve shqiptarë u finalizua me vizitën e kompleksit muzeor në Kalanë e Ulqinit, të shoqëruar nga udhëheqësi i këtij kompleksi z. Gazmend Kovaçi.

Qëllimi specifik i këtij projekti është të ndërtojë dhe forcojë kompetencat e të rinjve shqiptarë për ruajtjen dhe promovimin e vlerave të tyre kombëtare, kulturore dhe të tjera identitare, si dhe të rrisë aftësinë e tyre për të qenë promotorë të antidiskriminimitdhe uljes së distancës etnike. në Mal të Zi.

Projekti realizohet me mbështetjen e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave në Mal të Zi.

Previous Post

Liria publikon këngën e re (VIDEO)

Next Post

Mbahet Manifestimi Tradicional Kulturor “Ora e Maleve”- Rozhajë

Next Post
Mbahet Manifestimi Tradicional Kulturor “Ora e Maleve”- Rozhajë

Mbahet Manifestimi Tradicional Kulturor "Ora e Maleve"- Rozhajë

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org