• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E mërkurë, 21 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Kulturë

Mbahet Manifestimi Tradicional Kulturor “Ora e Maleve”- Rozhajë

1 Maj, 2024
in Kulturë, Headline
Mbahet Manifestimi Tradicional Kulturor “Ora e Maleve”- Rozhajë
Share on FacebookShare on Twitter

Më 27 prill 2024, në Qendrën për Kulturë në Rozhajë u mbajt Manifestimi Tradicional Kulturor “Ora e Maleve”, Edicioni i katërmbëdhjetë (XIV), organizuar nga veprimtari Ali Daci.

“Ora e Maleve” mbahet në shënjë respekti për refugjatët kosovarë, të vrarë në pranverën e vitit 1999, në Rozhajë.

Manifestimi filloi me hapjen e Ekspozitës personale të piktorit nga Malësia, Nikollë Nikprelaj, kurse programi u hap me intonimin e Himnit kombëtar shqiptar.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin krijues të shumtë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Mali i Zi, e një ndër ta Akademiku ynë malësor Anton Kola Berishaj, të cilit, organizatori Ali Daci, i ndau shperblimin dhe pllaketen për kontribut në avansimin e vlerave kombetare në Mal të Zi dhe sensibilizimin e opinionit të rajonit dhe ma gjerë me trajtimin shkencor të veçorive sociokulturore malesore e shqiptare, njëkohësisht edhe Akademiku Berishaj,  organizatorit i dhuroi librin e vet, “Në një cep të Ilirisë”, Monografi kjo e shqiptarëve në Mal të Zi.

Njëkohësisht, të pranishmit i pershendeten edhe kryetari i komunës së Rozhajës, Rustem Husoviq, deputeti i Forumit Shqiptar, nga radhet e LDSH, Nikollë Camaj, Akademik Anton Berishaj, kryetari i Kuvendit të Gucisë, Bujar Hasangjekaj, Dr. Nail Draga, etj.

Manifestimi Ora e Maleve”, vazhdoi me promovimin e librit “Asim Blyta kolos i Pazarit të Ri”, të autorit Ismet Azizi, pastaj me programin artistik të SHKA “KOHA” nga Dinosha, me Orën letrare, nga poet të ndryshëm të trevave shqiptare, duke perfunduar me shfaqjen e filmit ,,PALMA” në regji të Gabriel Camajt.

Sponsor të këtij eventi ishin, Lidhja Demokratike Shqiptare, Komuna e Tuzit dhe Shoqata Kulturore ”Sali Çekaj “ më seli në Gjermani.

Albert Camaj

Previous Post

Në Ulqin u mbajt Kampi Edukativ për çeshtjet e identitetit

Next Post

Përmendorja e Skënderbeut në Tuz, më 28 Nëntor?

Next Post
Përmendorja e Skënderbeut në Tuz, më 28 Nëntor?

Përmendorja e Skënderbeut në Tuz, më 28 Nëntor?

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org