• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 16 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Krerët e Malit të Zi pa reagim lidhur me votën kundër Kosovës në Këshillin e Evropës

29 Mars, 2024
in Lajme, Headline
Miratohet raporti për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës
Share on FacebookShare on Twitter


As Qeveria, as kryeministri, as presidenti, e as kryetari i Parlamentit të Malit të Zi nuk kanë reaguar lidhur me votën e një deputeteje të Malit të Zi  kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Opozita malazeze e ka cilësuar këtë akt si antievropian.

Më 27 mars, Maja Vukiqeviq, kryetare e delegacionit malazias në Komitetin për Politikë dhe Demokraci në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), votoi kundër propozimit që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.

Vukiçeviq është anëtare e Partisë Popullore Demokratike (DNP) pro-ruse në parlamentin malazias, njëherësh deputete e ish-Frontit Demokratik, agjenda e të cilit përfshinte tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, heqjen e sanksioneve kundër Rusisë dhe daljen e Malit të Zi nga Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO).

Partia e saj e konsideron Kosovën si pjesë të Serbisë, duke e quajtur atë “shtet të rremë” dhe “territor të pushtuar përkohësisht”.

Kjo parti është pjesë e shumicës qeverisëse në Mal të Zi që nga ndryshimi i qeverisë në vitin 2020, kur u zëvendësua Partia Demokratike e Socialistëve.

Shkelje e marrëveshjes së koalicionit?

Në pritje të formimit të qeverisë aktuale të Millojko Spajiqit, partitë e shumicës, përfshirë DNP-në, nënshkruan një marrëveshje koalicioni, ku zotohen “të respektojnë kursin euroatlantik të vendit dhe të zhvillojnë bashkëpunim miqësor me të gjitha vendet, të cilat Mali i Zi i ka njohur”.

Qasja e shprehur në Komitetin Politik të PACE-së shkel marrëveshjen e koalicionit qeverisës, thotë për Radion Evropa e Lirë profesori i së drejtës ndërkombëtare, Nebojsha Vuçiniq.

“Kjo është arsyeja pse kryeministri dhe Ministria e Punëve të Jashtme duhet të jenë të kujdesshëm. Ne i dimë pikëpamjet e opsionit ekstrem serb – që është kundër pavarësisë së Malit të Zi, kundër integrimit evropian dhe vlerave perëndimore”.

REL-i pyeti Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Qeverinë e Malit të Zi nëse vota e deputetit Vukiqeviq në PACE mund të dëmtojë marrëdhëniet e Malit të Zi me Kosovën, dhe nëse ajo shkel qartë marrëveshjen e koalicionit, që detyron nënshkruesit të “bashkëpunojnë me të gjitha vendet e njohura nga Mali i Zi”.

Asnjë përgjigje nuk mbërriti. Nuk kanë reaguar as presidenti i shtetit, Jakov Millatoviq, as kryeministri Spajiq, e as shefi i diplomacisë, Fillip Ivanoviq.

REL-i pyeti Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Qeverinë e Malit të Zi nëse vota e deputetit Vukiqeviq në PACE mund të dëmtojë marrëdhëniet e Malit të Zi me Kosovën, dhe nëse ajo shkel qartë marrëveshjen e koalicionit, që detyron nënshkruesit të “bashkëpunojnë me të gjitha vendet e njohura nga Mali i Zi”.

Asnjë përgjigje nuk mbërriti. Nuk kanë reaguar as presidenti i shtetit, Jakov Millatoviq, as kryeministri Spajiq, e as shefi i diplomacisë, Fillip Ivanoviq.

 

 


 

Previous Post

Gorçeviq: Mali i Zi do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës në KiE

Next Post

Urime Pashkët

Next Post
Urime Pashkët

Urime Pashkët

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org