• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 13 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Vritet një pjesëtar i policisë së Kosovës në veri

24 Shtator, 2023
in Etnike/Rajoni/Bota, Headline
Vritet një pjesëtar i policisë së Kosovës në veri
Share on FacebookShare on Twitter




Një pjesëtar i policisë së Kosovës është vrarë dhe një tjetër është plagosur në një sulm në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.

Përmes një komunikate, policia tha se rreth orës 02:34 njësitet për reagim të shpejtë e kanë vërejtur se në hyrje të fshatit Banjskë, në urë janë vendosur dy mjete të rënda kamionë pa targa, duke e bllokuar lëvizjen.

“Njësitë e rendit të stacionit policor Zveçan, pas pranimit të informacionit, i janë përgjigjur rastit dhe janë nisur me tri njësi në drejtim të lokacionit dhe posa kanë mbërritur në afërsi të vendit, ku është raportuar bllokada, njësitë policore kanë hasur në rezistencë ku nga disa pozicione të ndryshme janë gjuajtur me arsenal armësh të zjarrit, përfshirë këtu edhe me granata dore dhe zollë, ku si pasojë e gjuajtjeve janë qëlluar me armë zjarri dy zyrtarë policorë”.

Familjarët e policit të vrarë, Afrim Bunjaku, në një njoftim në Facebook kanë shkruar se ai u vra derisa ndodhej në detyrë, në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit.

*TË VDESËSH PËR ATDHE ËSHTË SIKUR TË RILINDËSH PËRSËRI.*, shkruan në mesazhin e familjes Bunjaku.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti shkroi se në sulmin në fshatin Banjskë të komunës së Leposaviçit mbeti i vrarë një rreshter i policisë.

“Ne e dënojmë këtë sulm kriminal e terrorist. Krimi i organizuar me mbështetje politike, financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar po e sulmon shtetin tonë. Në këtë betejë ne mbrojmë dhe zbatojmë ligjin, mbrojmë dhe ruajmë qytetarët pa dallim dhe Kosovën e pavarur. Kriminelët ekzekutorë dhe urdhërdhënësit e tyre do të dështojnë, do të kapen, gjykohen e dënohen”, shkroi kryeministri Kurti në rrjetet sociale.

Ai tha se qeveria e Kosovës dhe institucionet e shtetit janë të gatshme dhe të bashkërenduara për t’iu përgjigjur “krimit dhe kriminelëve, terrorit dhe terroristëve. Vrasja e një polici dhe plagosja e një polici tjetër në veriun e Kosovës, e planifikuar, orkestruar dhe ekzekutuar nga bandat kriminale serbe, është sulm ndaj rendit dhe ligjit në veriun e vendit, është sulm ndaj Kosovës”, shkroi ai.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani që ndodhet në Nju Jork tha se ka ndërprerë të gjitha takimet dhe do të niset për në Kosovë. “Këto sulme dëshmojnë edhe njëherë fuqinë destabilizuese të bandave kriminale, të organizuara nga Serbia, të cilat prej shumë kohësh, siç është dëshmuar edhe me sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, gazetarëve e qytetarëve, po e destabilizojnë Kosovën dhe rajonin”.

Ajo tha se sulmet e organizuara kundër forcave të rendit janë sulme kundër sovranitetit të Kosovës.

“Përveç dënimit të ashpër të këtij agresioni të hapur të Serbisë ndaj Kosovës, pres që aleatët tanë ta mbështesin Kosovën në përpjekjen e saj për vendosjen e rendit dhe ligjit si dhe ruajtjen e sovranitetit në çdo pjesë të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e presidentes Osmani.

 

 

 


 

Previous Post

30 vjet nga regjistrimi i gjeneratës së parë të studentëve shqiptarë nga Mali i Zi

Next Post

Camaj: Akte teroriste këto që po ndodhen ne Kosovë, dje dhe sot

Next Post
Camaj: Akte teroriste këto që po ndodhen ne Kosovë, dje dhe sot

Camaj: Akte teroriste këto që po ndodhen ne Kosovë, dje dhe sot

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org