• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E mërkurë, 21 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Ivanaj: Forumi Shqiptar përfaqëson bashkimin e trungut dhe identitetit shqiptar

16 Janar, 2023
in Lajme, Headline
Ivanaj: Forumi Shqiptar përfaqëson bashkimin e trungut dhe identitetit shqiptar
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Këshillit komunal të Malësisë i Lidhjes Demokratike Shqiptare, Ivan Ivanaj, njëheri edhe nënkryetar i komunës së Tuzit, Ivan Ivanaj, deklaroi se Forumi Shqiptar nuk përfaqëson vetëm bashkimin e tri partive shqiptare – Alternativës, Lidhjes dhe Unionit, por përfaqëson bashkimin e të gjithë shqiptarëve, bashkimin e trungut shqiptar, bashkimin e identitetit shqiptar.

Lexoni postimin e plotë të Ivanaj:

Të ndëruar bashkëvendas,

kanë kaluar gati katër vite që kur Forumi Shqiptar mori drejtimin e Komunës së Tuzit. Katër vite që ndryshuan tërësisht fytyrën e Malësisë.
Katër vite në të cilat Malësia ndryshoi e përparoi në çdo aspekt. Se është kështu tregojnë rezultatet e qeverisjes sonë:
Kemi ndërtuar afro 100 km rrugë të reja, kemi ndërtuar e po ndërtojmë rrjete të reja të ujësjellësit, kemi hapur dhe do të hapim fabrika, KF “Deçiqi” nga një klub para shuarjes u shndërrua në një klub evropian, KB “Deçiqi” është një nga klubet më elitare në Ligën e Parë të Malit të Zi, kultura lulëzoi si kurrë më parë duke filluar nga mbajtja e panaireve të librit, mbrëmjeve letrare, shfaqjeve, Javës së Filmit Shqiptar e shumë të tjera.
Në katër vite e kthyem Tuzin në një oazë investimesh dhe projektesh. Për katër vite rritëm buxhetin e Komunës me 512%. Sektorin e bujqësisë, që paraqet shtyllën e ekonomisë së vendit e kemi ndihmuar dhe stimuluar. Vetëm këtë vit kemi ndarë afro 500.000 euro bujqëve tanë.
Pas nesh janë katër vite suksesi, katër vite ndryshimi.
Të gjitha sukseset tona lidhen me unitetin e atyre që Malësinë e duan të zhvilluar, e ata janë të gjithë në dhe me .

E kemi dëshmuar se shqiptarët e bashkuar janë rruga më e mirë drejt suksesit, në çdo vend e në çdo kohë. E filluam këtë mision të shenjtë në vitin 2019 kur të bashkuar arritëm të mposhtim politikat antishqiptare, e këtë do ta bëjmë sërish më 5 mars.
nuk përfaqëson vetëm bashkimin e tri partive shqiptare – Alternativës, Lidhjes dhe Unionit, por përfaqëson bashkimin e të gjithë shqiptarëve, bashkimin e trungut shqiptar, bashkimin e identitetit shqiptar. Përfaqëson bashkimin e shqiptarëve, pavarësisht nëse ata jetojnë në vendlindje apo në mërgim. Përfaqëson bashkimin e vëllaut me vëllanë.
Mbështetje të madhe në rrugën e bashkimit kemi pasur dhe kemi nga diaspora jonë e palodhur, të cilët edhe pse ndoshta fizikisht janë larg vendlindjes shpirti dhe mendja e tyre janë gjithmonë tek atdheu i tyre, tek oxhaku i tyre, tek familja e tyre.
Bashkimi i shqiptarëve ndaloi emigrimin e vëllezërve dhe motrave tona dhe u mundësoi atyre të vazhdojnë jetën këtu.
Bashkimi i shqiptarëve rriti standardin e jetesës dhe gjendjen ekonomike e sociale të qytetarëve tanë.
Ku ka unitet, aty ka fitore, prandaj të gjithë së bashku më 5 mars të festojmë fitoren tonë të përbashkët.
Malësia na bashkoi për ta ndryshuar atë, dhe ne këtë po e bëjmë ditë pas dite, për zhvillimin e Malësisë.

Tags: Ivan Ivanaj
Previous Post

Grupi “Sërish vjen marsi” thirrje për pjesëmarrje në zgjedhjet e 5 marsit

Next Post

Nikollë Nikprelaj – “Betimi i Malësorëve”

Next Post
Nikollë Nikprelaj – “Betimi i Malësorëve”

Nikollë Nikprelaj - "Betimi i Malësorëve"

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org