• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 24 Shkurt, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Djukanovic takon liderët e partive shqiptare

1 Mars, 2022
in Lajme, Headline
Djukanovic takon liderët e partive shqiptare
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Malit të Zi, Milo Djukanovic, priti sot në takim Nik Gjeloshajn, Genci Nimanbegun, Mehmed Zenken dhe Fatmir Gjekën.

Kreu i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, tha se konsultimet e sotme me presidentin Milo Djukanovic mbi mandatarin për përbërjen e Qeverisë kanë qenë të mira.

“Mesazhi jonë ishte që procesi të përshpejtohej për të formuar sa më parë qeverinë. Presim që për mandatar të emërohet Dritan Abazoviq,“ tha Gjeloshaj.

Kreu i Forcës, Genci Nimanbegu, tha se në konsultimet u shpreh qartë se të gjithë duhet të veprojmë me përgjegjësi.

“Ideja që Abazoviq të jetë mandatar është e pranueshme për të dalë nga kriza politike. Shpresoj që Milo Djukanovic t’i japë së shpejti mandatin”, theksoi Nimanbegu.

Ai theksoi se janë duke u zhvilluar bisedimet për konceptin e qeverisë pakicë.

Në takim me Djukanovic ishte edhe kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, Mehmed Zenka.

Ai pas takimit tha se kanë pasur një bisedë konstruktive për formimin e qeverisë së pakicave: “Ka mbështetje të parezervë, sepse situata është e paqëndrueshme për të gjithë shtetin.“

“Është koha që të organizohet, të paktën brenda një viti, për të siguruar stabilitetin ekonomik dhe paqen në Mal të Zi dhe për të krijuar parakushte optimale për zgjedhjet parlamentare brenda një viti,” tha Zenka.

I pyetur se kush do të formonte qeverinë e ardhshme të pakicës, Zenka tha se ka pretendentë të mundshëm për DPS-në, e cila do të jepte mbështetje pa marrë pjesë në qeveri, dhe LQ URA, partitë e pakicave dhe SNP nëse vendosin të jenë pjesë e qeverisë.

Siç tha ai, për kryeministër është i pranueshëm kushdo që do ta nxjerrë Malin e Zi nga kjo situatë.

I pyetur nëse ai ishte Dritan Abazoviq, Zenka u përgjigj pozitivisht. “

“Kushdo që do ta shpëtonte Malin e Zi nga kjo situatë është i pranueshëm për ne si kryeministër”, tha Zenka, duke shtuar se nuk do ta kishte problem që të ishte Abazoviq.

Kryetari i PD-së, Fatmir Gjeka, tha se edhe pas zgjedhjeve janë pro formimit të qeverisë së pakicës: “Me presidentin kemi shkëmbyer mendime se është mirë në këtë moment të shkojmë drejt formimit të qeverisë së pakicave“.

Ai po ashtu tha se është më realiste që kryeministër të jetë kreu i LQ URA, Dritan Abazoviq.

Të rikujtojmë se Djukanovic ka biseduar mbrëmë me përfaqësuesit e Lëvizjes Qytetare URA dhe Partisë Boshnjake (PB), ndërsa SNP nuk iu përgjigj ftesës.

Përfaqësuesit e URA-a i kanë thënë Djukanovic-it se mandati për përbërjen e qeverisë së 43-të duhet t’i takojë Dritan Abazoviqit, kreut të asaj partie.

PB tha gjithashtu në një bisedë me presidentin se partia ishte “më afër që Abazoviq të emërohet për kryeministër“.

 

 


 

Previous Post

Karnevali “Koret 2022” Nata e saragave dhe vërës

Next Post

Karnevali Koret 2022 – Nata Finale

Next Post
Karnevali Koret 2022 – Nata Finale

Karnevali Koret 2022 – Nata Finale

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org