• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E enjte, 19 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

DPS, Boshnjakët dhe dy Koalicionet Shqiptare mbështesin nismën e Abazoviqit për ndryshimin e Qeverisë

18 Janar, 2022
in Lajme, Headline
DPS, Boshnjakët dhe dy Koalicionet Shqiptare mbështesin nismën e Abazoviqit për ndryshimin e Qeverisë
Share on FacebookShare on Twitter

Kryesia e DPS-së, të presidentit të Malit të Zi, Milo Djukanovic, ka njoftuar se do të mbështesë çdo nismë që do të çojë në largimin e Qeverisë aktuale të shtetit. Njëjte kanë deklaruar edhe Partia Boshnjake dhe dy Koalicionet Shqiptare – Lista Shqiptare dhe Koalicioni Shqiptar “Bashkë nji za”.

“DPS-ja mirëpret gatishmërinë e një pjese të shumicës parlamentare për të propozuar zgjidhje me përfaqësues të disa partive të pakicave, që do të çonin në zhbllokimin e institucioneve dhe përshpejtimin e procesit të bisedimeve me Bashkimin Evropian”, tha partia e presidentit të Malit të Zi.

Kështu u përgjigj DPS-ja ndaj nismës për të formuar një qeveri të pakicës, si një model për tejkalimin e krizës politike në Mal të Zi. Këtë propozim e ka prezantuar Lëvizja Qytetare Ura, që është në pushtet, dhe Lidhja e Qytetarëve CIVIS.

Partia Boshnjake, Lista Shqiptare dhe Koalicioni Shqiptar “Bashkë nji za” kanë deklaruar se mbështesin propozimin e shpallur nga Koalicioni “E zeza në të bardhë” për të formuar një qeveri të pakicës në Mal të Zi.

“Duke pranuar faktin se Mali i Zi është në një krizë të rëndë politike, sociale, ekonomike dhe shëndetësore, si dhe se qeveria aktuale mbështetet nga vetëm një duzinë deputetë në parlament, ne, përfaqësuesit politikë të popujve pakicë në Parlamentin e Malit të Zi, mbështesim propozimin e shpallur të hënën nga koalicioni “E zeza në të bardhë” për formimin e një qeverie të pakicës”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Ata shprehen të bindur se ky është një model real dhe optimal për dalje nga situata aktuale politike. “Modeli i qeverisë së pakicave, në këto rrethana politike, mund t’i sjellë Malit të Zi stabilitetin e nevojshëm dhe përshpejtimin e procesit të integrimit evropian. Dhe kjo është pikërisht ajo që u duhet qytetarëve tanë dhe shtetit për të dalë nga spiralja e ndarjes, varfërisë dhe mungesës së shpresës”, thuhet në deklaratë.

Gjatë prezantimit të propozimit për qeveri të pakicës, Lëvizja Qytetare Ura dhe Lidhja e Qytetarëve CIVIS thanë më 17 janar se në një qeveri të tillë nuk do të kishte vend për partinë më të madhe opozitare, DPS-në dhe partinë më të fortë të koalicionit aktual, Frontit Demokratik (DF), parti pro-serbe.

Për të iniciuar shkarkimin e Qeverisë në Kuvend nevojiten 27 vota, ndërsa për largimin e saj duhet një shumicë prej 41 deputetësh.

Me mbështetjen e DPS-së, e cila ka 30 deputetë në Parlamentin malazez, Lëvizja Ura siguron numrin e mjaftueshëm të votave për një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së kryeministrit Zdravko Krivokapiq.
Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq kundërshtoi ashpër paralajmërimin për formimin e një qeverie të pakicës, duke e cilësuar si “mashtrim” këtë nismë.

Qeveria e Krivokapiqit, e cila ka një votë më shumë se sa duhet në Parlament, ka humbur mbështetjen e shumicës qeverisëse, kryesisht të partisë pro-serbe, Frontit Demokratik.

Megjithatë, Fronti Demokratik nuk ka nisur asnjëherë një nismë formale për të shkarkuar Qeverinë, e cila nuk ka pasur mbështetjen e kësaj partie që nga mesi i vitit të kaluar.

Qeveria e Zdravko Krivokapiqit u zgjodh më 4 dhjetor 2020 me votat e Frontit Demokratik, Demokratëve dhe Lëvizjes Qytetare Ura si qeveria e ekspertëve, kurse i vetëm politikan në të është kreu i Lëvizjes Ura, Dritan Abazoviq, që mban postin e zëvendëskryeministrit.

Previous Post

Pas 24 vjet, Lajmet në shqip largohen nga kanali i parë i TVMZ

Next Post

Lajmet në gjuhën shqipe të televizionit publik të MZ, do të mbesin në Kanalin e Parë

Next Post
Pas 24 vjet, Lajmet në shqip largohen nga kanali i parë i TVMZ

Lajmet në gjuhën shqipe të televizionit publik të MZ, do të mbesin në Kanalin e Parë

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org