• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E hënë, 12 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Të Ndryshme

Jahtet e mëdha lejohen në çdo qytet, por jo në Ulqin!

20 Qershor, 2021
in Të Ndryshme, Headline
Jahtet e mëdha lejohen në çdo qytet, por jo në Ulqin!
Share on FacebookShare on Twitter

Emina Çunmulaj, e cila prej ditësh ka ardhur në vendlindje për pushime me familjen e saj, është ankuar se nuk është lejuar të ankorojë jahtin e madh luksoz në Ulqin, përderisa ankorimi nuk është penguar në asnjë qytet në Mal të Zi.

Emina që disa ditë ishte në shëtitje me miqtë dhe familjarët e saj në bregdetin kroat dhe malazez, ndërkaq vetëm në Ulqin nuk u lejuan të ankorojnë jahtin e tyre.

E revoltuar, Emina ka reaguar përmes disa statuseve në InstaStory. Ajo shkruan se në Ulqini, i cili është një qytet me numër të madh shqiptarësh nuk lejohet të ankorohen jahtet e mëdhenj, ndërkohë që në vendet e tjera të Malit të Zi ky rregull nuk vlen. Ylli i pasarelave thekson se ky është një diskriminim për Ulqinin i cili do të mund të zhvillohej shumë më shumë duke shfrytëzuar maksimalisht vijën e tij bregdetare.

“A e keni pyetur veten pse ka kaq shumë jahte të mëdhenj në gjithë vijën bregdetare të Malit të Zi përveçse në Ulqin? Tani mësova se agjencitë ju thonë kapitenëve se nuk lejohet që të ankorojnë në Ulqin, nuk kanë leje, kështu faji i kujt është ky? A është ky një ligj apo agjencitë e jahteve kanë futur në listë të zezë Ulqinin? Do arrij në krye të kësaj çështje, sepse nuk është e drejtë dhe nuk është korrekte. Pse nuk mund ta ankoroj jahtin tim në Ulqin? Dhe për ju që thoni ‘wow çfarë problemesh ke’, më besoni ky është problemi juaj më shumë se i imi. Unë jam këtu për 1, 2 muaj dhe pastaj vazhdoj jetoj jetën time.. por për dashurinë që kam për vendin tim dhe për njerëzit e mi nuk do të hesht. Nëse ju heshtni dhe nuk flisni do të thotë se gjithë bizneset e turizmit do të shkojnë në bregdetin verior, ndërsa ju në Ulqin nuk do të merrni asgjë. Kështu që vazhdoni heshtni dhe qëndroni siç keni qenë 20 vite më parë”, shkruan Emina.

 


 

Previous Post

Mungon koordinimi ne mes shqiptarëve për ndryshimet e ligjit zgjedhor

Next Post

Kosova me padi ndaj Malit të Zi, kërkohet kthimi i pronës në Budvë që ishte blerë 6 dekada më parë

Next Post
Kosova me padi ndaj Malit të Zi, kërkohet kthimi i pronës në Budvë që ishte blerë 6 dekada më parë

Kosova me padi ndaj Malit të Zi, kërkohet kthimi i pronës në Budvë që ishte blerë 6 dekada më parë

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org