• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E hënë, 12 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Vojvodët e Trieshit, trashëgimi e kujtesës

5 Shkurt, 2021
in Opinione/Editoriale, Headline
Gjonaj: Mos të rrezikojmë kulturën shqiptare në Ulqin
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Gjekë Gjonaj

Në traditën historike  të trieshjanëve vend tëveçantë zë edhe vojvoda, Emërtimi   “vojvodë” ,siç shpjegohet në  veprën “ Leksikoni historik i Malit të  Zi”,  botuar në Podgoricë në vitin 2005,   ka qenë titull ushtarak mesjetar ( komandant ushtrie, urdhërdhënës). Vojvodë në kuptimin e drejtë dhe gjithëpërfshirës,  kanë qenë  prijës, respektivisht  kryetarë  të një vëllazërie tëmadhe brenda një fisi të caktuar në Triesh.Domethënë vojvodë nuk kanë pasur të gjitha fiset  trieshjane , por kryesisht ato më të mëdhatë. Titulli vojvodë ka qenë i trashëguar, sikurse edhe  titulli bajraktar ( shqip flamurtar).   Këta njerëz   të dalluar për aftësitë  dhe vlerat e tyre individuale dhe njerëzore  nga  disavëllazëri e fise në këtë trevë shqiptare  fillimisht kanë qenë të ngarkuar  të qeverisë osmane. Ataishin njerëz të besueshëm  të pushtetit turk, tëcilët  ndiqnin  zbatimin e urdhrave , sidomos pas   reformës së Tanzimatit e cila filoi  në vitin 1839  dhe përfundoi në Periudhën e Parë Kushtetuese , në vitin 1876.  Të gjthë vojvodëttrieshjanë  zgjdheshin dhe  emrëoheshin ngaveziri i Shkodrës  (pusheti osman).

Edhe pas  rënies së   pushtetit turk     vojvodëtvazhdojnë të  udhëheqin ( “ sundojnë)”  në këtë bajrak, deri në gjysmën e dytë të shekullit 19-të. Prej kohës kur  ushtria malazeze hyri  ( pushtoi)  në Triesh, dy vite para Kongresit të Berlinit, vojvodët i zgjodhi dhe i emëroi  pushteti iatëhershëm malazez.   Kjo nuk ndodhi vetëm nëTriesh, por edhe në trevat e tjera të Malësisë sëMadhe, në Hot, Grudë e Kojë.  Vojvodët e këtyrekrahinave ishin  njerëz të besueshëm  të Perandorisë  Osmane, të Mbretërisë sëJugosllavisë dhe të Mbretërisë së Malit të Zi.  Shikuar nga aspekti i asaj kohë vojvodëttreishjanë por edhe   të krahinave tjera, edhe nëPerandorinë Otomane edhe  në Mbretërinë e Malit të Zi  e deri në Luftën e Dytë Botërore,kujdeseshin për interesat vendore  dhe zbatoninligjet. Pavarësisht se vojvodët  shqiptarë-malësorë  janë   emëruar nga ushtria turke  dhe mbretëtria malazeze gjithmonë     janëpërpjekur   me  gjithë forcën e mendjes dhe të trupit që veprimet e tyre të ishin  në pajtim me interesin e popullit të vet. Ata, në radhë të parëdhe mbi të gjitha, vendimet e veta i merrnin  nëfavor të  ruajtjes së    qënies shqiptare, duke mosbërë  asnjë kompromis me  pushtuesit,   në dëmtë mbrojtjes   së kauzës kombëtare shqiptare.  

Nga dëshmitë dhe bisedat e  trieshjanëve tëvjetër, por edhe të malësorëve të tjerë tëmoshuar, rezulton se vojvodët, bashkë me bajraktarët dhe krerët e tjerë të fiseve luftoninpër liri e  barazi    të popullatës  vendase, në rrethana historike jashtëzakonisht tëpafavorshme për shqiptarët. Në këtë aspekt, mendoj se duhet shikuar dhe vlerësuar rolin, rëndësinë dhe kontributin e tyre nëpër shekuj.

Referuar tregimeve të moçme, mbështetur  në kujtesën e   trieshjanëve dhe  literaturës që mëka rënë në dorë,  do të  përpiqem të jap emrat e vojvodëve  të Trieshit, që nga fillimi i shekulitXVIII  e deri në   vitin 1876, me rënien e Trieshitnën administrimin e Malit të Zi,  kur edhe u zhduk ekzstimi i  Institucionit të Bajrakut  nëmalin e Trieshit. Thuhet, dhe është shënuar  ngadisa autorë trieshjanë,  se  qysh se dihet , përvojvodë  në  këtë cep të Malësisë së Madhe,  kanë qenë   nga  vëllazëria  ( fisi)  i Delajve, ngaDukajt e Budzës (Buxës)  dhe  nga Nikprëlajt e Bëkajve (Trieshi i Epërm). Ndërkaq  vojvodë nga Trieshi i Poshtëm kanë qenë  vetëm nga fisi Gjeloshaj të  Nikmarashit.

Më së shumti vojvodë në Triesh ka trashëguarfisi-vëllazëria Gjeloshaj nga fshati Nikmarash. Nga ky fis vojvodë ka qenë: Lulë Nika. Pas tijvjen Broq Lula, kurse më vonë  Prëlë Broqi,  Gjokë Prëla,   Gilë Doshi, Mark Gjeloshi,NikëGjeloshi, Prëloc Marku dhe Marash Marku. Ky ifundit e mori vojvodllëkun në moshën 20  – vjeçare  dhe e mbajti plotë 31 vjet, kur  edhebëhet kapidan i Trieshit,  të cilën detyrë të lartëe ushtron  26 vjet, deri në vdekje. Vlen tëtheksohet se Marash Marku e mbajti pushtetin(sundoi)  në Triesh gjithsej 57 vjet ( 31 vjetvojvodë ).

Fisi i Delajve  ka pasur   një  vojvodë – Pal Lekën.  Një vojvodë më shumë ka pasur fisi i Dukajve të fshatit Budzë. Vojvodë të këtij fisi kanë qenë Makal Raçku dhe  djali i tij Lala.

Nga fshati Bëkaj  vojvodë i parë u bë  Marku iShqepanit. Më vonë atë e trashëgoi i biri, Drashku ( Dreshku), e pastaj  vazhdoi të jetëvojvodë Nikë Prëla, njëherazi themelues ishtëpisë së vojvodëve Nikprëlaj.  Nikën e trashëgoi nipi i tij Leka. Mbas Lekës  vojvodëerdhi  i biri i tij Pali . Meqë djali i Palit  nuk ishtei aftë  për ta trashëguar të jatin , vojvodë bëhetnipi i tij Huso Telash Deda. Atë e trashëgoi Dedë Husi, vojvoda i fundit nga fisi  Nikprëlaj.  

Në Triesh  vojvoda ishte mbi  bajraktarin. Vojvoda ishte i pari, ndërsa bajraktari i dyti. Vojvoda në Triesh  printe në të gjitha tubime.  Fliste i pari. Rrinte  i pari. Ky nderim që u bëhejvojvodëve  në Triesh,   me sa kam njohuri  unë(në mos qofsha gabim)   është i veçantë dhe ivetëm. Në  krahinat tjera të Malësisë  së Madheishte ndryshe. Vojvoda ishte nën bajraktarin. Një bajrak në trevat e Shqipërisë së Veriut kishtedisa vojvodë sipas katundeve ( fshatrave ).

Tags: Gjekë Gjonaj
Previous Post

Mali i Zi nuk është Demokraci, por një Regjim Hibrid, thotë The Economist

Next Post

Konkurs shpërblyes për shkrime hulumtuese

Next Post

Konkurs shpërblyes për shkrime hulumtuese

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org