• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E mërkurë, 18 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Të Ndryshme

Konkurs shpërblyes për shkrime hulumtuese

5 Shkurt, 2021
in Të Ndryshme, Headline
Share on FacebookShare on Twitter

Koha Javore në bashkëpunim me Horizontin e Ri shpallin THIRRJE PUBLIKE për shkrime investigative.

Qëllimi kryesor i kësaj thirrjeje është lufta ndaj korrupsionit,nxitja e llogaridhënies te vendimmarrësit dhe zyrtarët publikë, forcimi i rolit mbikëqyrës të gazetarëve në promovimin e lirisë së shtypit dhe sundimit të ligjit.

Përparësi do t’i kushtohet propozimeve që do të trajtojnë një apo disa nga çështjet e mëposhtme:

• Raste korrupsioni ose abuzimi me postin publik në administratën vendore;
• Favorizim, nepotizëm ose mungesë transparence në marrëdhënie të ndryshme kontraktuese;
• Kontratat me negocim ose tenderët me vetëm një konkurrent efektiv;
• Realizimi i punëve publike para bërjes së tenderit;
• Transparenca e harxhimit të parasë publike nga buxhetet e komunave apo institucioneve publike
• Keqmenaxhim i burimeve natyrore ose pronave publike;
• Ndryshime jo transparente / pa procedurë në administratën lokale ose në emërime;
• Degradimi / mbrojtja e mjedisit;
• Mungesë taksimi për zënie të hapësirës publike;
• Lidhje kontrate ofrim–shërbimi pa një akt/vendim për punën që do të kryhet;
• Kujdesi shëndetësor, Edukimin, Mbrojtja sociale, dhe tema të tjera që kanë të bëjnë me mbrojtjen e interesit publik në komunitetet lokale

Shkrimi / raporti hulumtues me të cilin konkurrohet, duhet:

•  të jetë i bazuar në të dhënat që merren në baze të Ligjit për Qasje të Lirë në Informacion

• të jetë i përqendruar në mbrojtjen e interesit publik

•  të ndërgjegjësojë publikun e gjerë mbi çështjet e korrupsionit dhe pasojat e tij në jetën e qytetarëve

Procesi i ndarjes së çmimeve do të bëhet nga Stafi i Projektit me ndihmën e ekspertëve të angazhuar.

Tre artikujt e vlerësuar si më të mirët do të shpërblehen me këto çmime:

Çmimi I – 400 euro

Çmimi II – 300 euro

Çmimi III – 200 euro

METODA E APLIKIMIT

Artikujt do të dërgohen në redaksinë e gazetës “Koha Javore”, në e-mail adresën: kohajavore@t-com.me, me shënimin “THIRRJA PËR SHKRIME HULUMTUESE”

Aplikimi është i hapur për të gjithë gazetarët shqiptarë në Mal tëZi të punësuar pranë mediave apo në profesion të lirë si dhe çdo individ i interesuar për gazetarinë hulumtuese.

Thirrja do të jetë e hapur tre muaj – deri më 30 prill 2021.

Kjo thirrje publikohet në kuadër te projektit “Parandalimi i Korrupsionit dhe Promovimi i Pjesëmarrjes Qytetare” imbështetur nga Departamenti i Shtetit të SHBA – Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), në kuadër të Programit të Shoqërisë Civile për Drejtësi Penale.

Previous Post

Vojvodët e Trieshit, trashëgimi e kujtesës

Next Post

Ekspozita e piktorëve të Ulqinit “Reflektime mediterane” edhe në Tuz

Next Post
Ekspozita e piktorëve të Ulqinit “Reflektime mediterane” edhe në Tuz

Ekspozita e piktorëve të Ulqinit "Reflektime mediterane" edhe në Tuz

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org