• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E diel, 29 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Zgjedhjet parlamentare – Pritjet që shqiptarët të dalin në një listë të unifikuar, por…

20 Korrik, 2020
in Opinione/Editoriale, Headline
Zgjedhjet parlamentare – Pritjet që shqiptarët të dalin në një listë të unifikuar, por…
Share on FacebookShare on Twitter

Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi do të zhvillohen më 30 gusht, ndërsa opinioni publik shqiptar kishte pritshmëri që partitë politike shqiptare të dalin të unifikuar në një listë zgjedhore. Në fakt, fillimisht këto sinjale erdhën edhe nga vet partitë politike shqiptare.

Një unifikim eventual sigurisht se do të ishte në interes të faktorit shqiptar në Mal te Zi. Çdo kombinim tjetër nuk mund të justifikohet të jetë në interes të shqiptarëve në Mal të Zi, por më shumë si lëvizje egoiste dhe për interesa të ngushta personale e partiake.

Se unifikimi në një listë të përbashkët është opsioni më i mirë i mundshëm, është dëshmuar edhe në zgjedhjet e fundit lokale në të cilat partitë shqiptare të cilat veprojnë në Malësi, arritën të fitojnë DPS-në edhe përkundër “makinerisë” politike që kjo parti posedon.
Gjithashtu është dëshmuar se dalja e copëtuar e partive shqiptare në zgjedhje ka krijuar pakënaqësi të elektoratit shqiptar, që mund të rezultojë në përqindje të mos-daljes në zgjedhje ose që vota ti shkojë një partie jo-shqiptare. Dalja në më shumë lista shqiptare, poashtu rezulton që një numër i konsiderueshëm i votave të “zhduken”. Kishte raste kur një listë fitoi numër të votave për 1 mandat e gjysmë, por natyrisht fiton 1 mandat, ndërsa një listë tjetër merr ¾ e votave për një mandat, por nuk fiton mandat, dhe kështu matematikisht humbet një mandat.

Sinjali i parë se partitë shqiptare as kësaj herë nuk janë të gatshme për një unifikim, erdhi më 3 korrik nga Ulqini kur u njoftua për formimin e koalicionit në mes Unionit Demokratik të Shqiptarëve dhe Partisë Demokratike.
Ky veprim i UDSH-së dhe PD-së u vlerësua si i nxituar, por që ende kishte shpresë që ky koalicion të bashkohet me partitë tjera shqiptare.
Kjo shpresë pothuajse u shua më 18 korrik kur nën organizimin e KKSH-së u zhvillua takimi përfaqësuesve të subjekteve politike të shqiptarëve në Malin e Zi, në të cilin nuk u paraqitën UDSH dhe PD.

Në takim kanë qenë prezent kryetarët e subjekteve: Forca e Re Demokratike, Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike në Mal të Zi, Lidhja Demokratike Shqiptare, Lëvizja Perspektiva dhe Unioni i Tuzit.
Këto gjashtë subjekte janë shprehur të gatshme për pjesëmarrje të unifikuar në zgjedhje të ardhshme parlamentare dhe gjithashtu ftuan UDSH-në dhe PD-në të ju bashkohen në bisedime për formimin e një liste të përbashkët.
/MALESIA.ORG/

Previous Post

Me ftesë të KKSH, u mblodh sofra shqiptare

Next Post

E ardhmja e partive politike shqiptare është brenda Listës së përbashkët shqiptare

Next Post

E ardhmja e partive politike shqiptare është brenda Listës së përbashkët shqiptare

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org