• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E diel, 11 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Forca kundër vendosjes së karantinës në Zogaj

21 Shkurt, 2020
in Lajme, Headline
Forca kundër vendosjes së karantinës në Zogaj
Share on FacebookShare on Twitter

Kumtesë për opinion lidhur me vendosjen e mundshme të karantinës në Zogaj

Lajmi i datës 21.02.2020 i botuar në gazetën ditore „Vijesti” që kazerma e dikurshme ushtarake në Zogaj është duke u konsideruar si opcion për vendosjen e karantinës për Koronavirusin, me të drejtë ka ndjellur habi dhe pakënaqësi tek qytetarët e Ulqinit dhe tek Forca e Re Demokratike.

Banorët e zonës dhe të gjithë qytetarët e Ulqinit kanë mirëkuptim të plotë për nevojën e përgatitjes së një kompleksi për karantinë të përkohshme për sëmundjen e shkaktuar nga Koronavirus. Mirëpo, në episodinin e dytë brenda dy muajve të pakonsultimit me banorët e zonës, qytetarët e Ulqinit dhe Forca e Re Demokratike shprehin habinë dhe ngrisin zërin kundër për hapjen e këtij institucioni të përkohshëm dhe të padëshirueshëm për këtë zonë.
Qytetarët e Ulqinit nga Ministria e Shëndetësisë presin lajme të mira për maternitetin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve mjekësore në Anë të Malit. Kemi fatin që Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit të ketë ndihmësministrin nga e njëjta parti me atë të ministrit të Shëndetësisë dhe me të drejtë presim qasje serioze dhe realizim të investimeve të mirëfillta sipas planeve dhe strategjive për zhvillim e jo tekave të individëve apo partive politike.

Propozimi për fabrikën e bitumit në Krythë dhe propozimi më i ri për karantinën në Zogaj janë „investime” të pashëndetshme për nga natyra dhe janë fyese për nga metodologjia e prapavija e vendimmarrjes dhe për këtë, presim seriozitet të plotë nga të gjitha organet e administratës shtetërore dhe lokale që për mirëqënien, shëndetin dhe dinjitetin e qytetarëve të Ulqinit të tregojnë kujdes të veçantë.

Zyra e shtypit – FORCA

Tags: Forca e re Demokratike
Previous Post

Përkujtimi i ngjarjeve historike obligim kombëtar e institucional

Next Post

URA: Plan i sëmurë i Qeverisë së Malit të Zi, karantina nuk qëndron në qytet turistik

Next Post
URA: Plan i sëmurë i Qeverisë së Malit të Zi, karantina nuk qëndron në qytet turistik

URA: Plan i sëmurë i Qeverisë së Malit të Zi, karantina nuk qëndron në qytet turistik

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org