• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 16 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Camaj: Dënimet për valëvitjen e flamurit-maje e ajsbergut, që flet për qëndrimin e vërtetë ndaj shqiptarëve

8 Janar, 2020
in Lajme, Headline
Camaj: Dënimet për valëvitjen e flamurit-maje e ajsbergut, që flet për qëndrimin e vërtetë ndaj shqiptarëve
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Lidhjes Demokratike Shqiptare, Nikollë Camaj, në një intervistë për gazetën e përditshme “Dan”, deklaroi se shqiptarët në zgjedhjet e ardhshme parlamentare duhet të jenë unik, duke potencuar se Modeli i Tuzit e ka dëshmuar se vetëm si të bashkuar, por edhe të sinqertë në bashkëpunim, mund të ketë sukses, kështu që sipas Camaj duhet të bëhen përpjekje që modeli i Tuzit të funksionojë edhe për zgjedhjet e ardhshme. “Sigurisht, për të ardhur deri te kjo, duhet të ketë edhe të atillë që janë të gatshëm të sakrifikojnë ambiciet personale, siç ishte në shembullin e Tuzit, LDSH. Ne sigurisht që do të vazhdojmë të kontribuojmë në kauzën e përgjithshme”, deklaroi Camaj.

Lidhur me pyetjen se çka mund të bëjnë subjektet shqiptare, pasiqë PDS, refuzoj t’ua mundësojë shqiptarëve mandatet e garantuara, Camaj u shpreh se këtë nuk e refuzoi vetem PDS, por edhe opozita, pasiqë në këtë drejtim Kushtetuta është e qartë, dhe kerkon 2/3 e deputetëve, për të ndryshuar legjislacionin zgjedhor. “Pra, kur bëhet fjalë për të drejtat tona, nuk ka asnjë ndryshim midis të dy paleve, përpos në retorikë, prandaj ajo çfarë duhet të bëjmë është që të shikojmë interesin e njerëzve tonë dhe vetem me këtë të udhehiqemi”, theksoi Camaj.

Ndërsa, i pyetur nësë pozita e shqiptarëve është më e mirë sot se para 10 viteve, Camaj theksoi se “gjërat kanë lëvizur për më mirë, prandaj krijohet përshtypje se është më mirë se ç’ishte, por aspërafër asaj çfarë janë pritjet, e gjithësesi më pak se ç’janë dëshirat tona. “Dënimet për valëvitjen e flamurit kombëtar, paraqesin vetëm majen e ajsbergut, çka flet për qëndrimin e vërtetë të kësaj qeverie ndaj shqiptarëve. Edhe tutje, jemi larg me përqindjen në punësim. Për këtë mjaftueshëm flet edhe numri i zyrtarëve të policisë ose doganierëve në vendkalimet kufitare me Shqipëri, e mos të përmendim gjyqtarët, prokurorët, drejtorët e institucioneve publike, etj”, deklaroi Camaj.

Malesia.Org

Tags: Lidhja Demokratike Shqiptare (LDSH)Nikollë Camaj
Previous Post

Alteti Irfan Domnori me akuzë të re, dënohet për valvitje të Flamurit Shqiptar në Triesh

Next Post

Irani sulmon baza amerikane në Irak

Next Post
Irani sulmon baza amerikane në Irak

Irani sulmon baza amerikane në Irak

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org