• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 13 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Camaj: 2019 ishte vit i sfidave të mëdha dhe vendimeve tejet të rëndësishme për Malësinë

31 Dhjetor, 2019
in Lajme, Headline
Camaj: 2019 ishte vit i sfidave të mëdha dhe vendimeve tejet të rëndësishme për Malësinë
Share on FacebookShare on Twitter

Të nderuar miq,

Viti 2019, për kombin shqiptar, e sidomos për Shqipërinë, qe një vit i lëkundjeve të mëdha, shoqërore dhe natyrore, dhe siç dihet, kur dridhet atdheu, ne nuk mund të bejmë gjum të qetë. Me shpresë se të këqiat po ia lëmë 2019-tës, hapërojmë drejt një viti të suksesshëm, duke ia përcjellur ato të mira që, në rrafshin lokal, nuk qenë të pakëta.

Në fund të këtij viti kalendarik, është momenti për të rikujtuar se viti 2019, për LDSH-në ishte një vit i sfidave të mëdha, i vendimeve tejet të rëndësishme për Malësinë, por edhe i sukseseve të dukshme. LDSH, edhe gjatë këtij viti e dëshmoi, për të satën herë, se Malësinë e ka në vend të parë, se interesin e perbashkët, e ve para interesit personal e partiak, dhe se ka potencial që di t’i përkushtohet punës.

Sinqeriteti me të cilin iu bashkëngjit koalicionit parazgjedhor, dhe sakrificat që i bëri për të siguruar harmoni brenda koalicionit qeverisës, janë dëshmi e pjekurisë politike të këtij subjekti, i cili identitetin e vet e ndertoi mbi qendrime parimore e dinjitoze, gjë që, përditë e më teper po vlerësohet edhe nga të tjerët.
Si pjesë e Forumit shqiptar, të cilin, sipas marreveshjes, do ta udhëheq në vijim, LDSH pret që viti 2020 të jetë vit i fitoreve të reja, mbeshtetur mbi pervojën, tashmë të dëshmuar!

Prandaj, të nderuar dashamirë, anëtarë, përkrahës e simpatizant të LDSH-së, të nderuar ndjekës të veprimtarisë sonë, kudo që jeni, e ju partnerë tonë të koalicionit, shqiptarë anembanë botës, GËZUAR VITIN E RI 2020. Le të jetë ky viti i prosperitetit dhe i realizimit të dëshirave tuaja personale, familjare dhe kombetare!
Me respekt,
Nikollë Camaj, kryetar i LDSH
#lidhjademokratike
#alternativashqiptare
#forumishqiptar

Tags: Nikollë Camaj
Previous Post

Thaçi: Bashkëkombësit shqiptarë në Mal të Zi, me shekuj të tërë e ruajtën identitetin tonë kombëtar

Next Post

Ceremoni me rastin e dhurimit të 4000 librave për nevojat e shkollave shqipe në Mal të Zi

Next Post
Ceremoni me rastin e dhurimit të 4000 librave për nevojat e shkollave shqipe në Mal të Zi

Ceremoni me rastin e dhurimit të 4000 librave për nevojat e shkollave shqipe në Mal të Zi

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org