• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 23 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

KKSH njofton ekspertët e Këshillit të Evropës për rastet e mosrespektimit të dygjuhësisë në MZ

11 Dhjetor, 2019
in Lajme, Headline, Uncategorized
KKSH njofton ekspertët e Këshillit të Evropës për rastet e mosrespektimit të dygjuhësisë në MZ
Share on FacebookShare on Twitter

Sot në Komunën e Tuzit, KKSH, zhvilloi një takim me ekspertët e Këshillit të Evropës, të cilët monitorojnë zbatimin e Konventës kuadër për mbrojtjen e gjuhëve të minoriteteve dhe pakicave kombëtare në Malin e Zi.

Siç thuhet në komunikatë të kryetarit të KKSH-së, Faik Nika, në këtë takim, raportuan për gjendjen aktuale të respektimit ose jo të dygjuhësisë në Mal të Zi, në ato komuna dhe institucione qendrore që parasheh ligji dhe konventa.

“Me fakte dëshmuam për rastet e mosrespektimit të dygjuhësisë, sidomos në sinjalistikën rrugore, orientuese dhe toponiminë në zonat ku shqiptarët përbëjnë një numër të konsiderueshëm të popullatës, me theks të veçantë në komunat si Plava, Gucia, Tivari e Rozhaja, por gjithashtu, vlenë të përmendet edhe raportimi i rasteve pozitive.

Po ashtu, raportuam edhe për problematikën e gabimeve në përkthimet e teksteve shkollore, emrat e personazhëve ilustrues në tekste dhe toponiminë, po në këto tekste”, deklaroi Nika.

Kreu i KKSH, në këtë takim theksoi se sa i përket arsimit, shqiptarët duhet të kenë përfaqësuesin e vet në Këshillin Kombëtar për Arsim të Malit të Zi, i cili duhet të propozohet nga Këshilli Kombëtar.

Nga KKSH theksuan edhe nevojën e themelimit të një zyreje për përkthime nga gjuha malazeze në atë shqipe dhe anasjelltas, të dokumenteve zyrtare, ligjeve, vendimeve, raporteve, përfundimeve etj., që miratohen nga organet e ndryshme vendimmarrëse. Kjo zyre duhet të themelohet sa më parë dhe propozojnë që funksionimi i saj të mbulohet nga Qeveria e Malit të Zi.

Siç kumtuhet, Këshilli Kombëtar edhe në të ardhmen do të raportojë me korrektësi për gjendjen e përdorimit të gjuhës shqipe aty ku e parasheh ligji dhe, po ashtu, me fakte do të bëjë vërejtjet e nevojshme në raportet përkatëse.

Malesia.Org

Tags: Faik NikaKëshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi (KKSH)
Previous Post

Përzgjedhet verzioni fituesi për stemën e komunës së Tuzit

Next Post

Kajoshaj, Krniq dhe Axhoviq, fitues të „Çmimit të Komunës së Tuzit – 15 dhjetori“ për vitin 2019

Next Post
Nesër organizohet shqyrtim publik lidhur me Propozim vendimin mbi buxhetin e komunës së Tuzit për vitin 2020

Kajoshaj, Krniq dhe Axhoviq, fitues të „Çmimit të Komunës së Tuzit – 15 dhjetori“ për vitin 2019

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org