• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E mërkurë, 18 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Të Ndryshme

Liria Dedvukaj-Sinishtaj shpallet “e veshura më e mirë” në revistën amerikane

13 Nëntor, 2019
in Të Ndryshme, Headline
Liria Dedvukaj-Sinishtaj shpallet “e veshura më e mirë” në revistën amerikane
Share on FacebookShare on Twitter

Çdo vit që kalon e më tepër, shqiptarët po vazhdojnë të zënë hapësira të rëndësishme në media, skena të ndryshme e në mjaft platforma ndërkombëtare. Dhe kur flasim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, emrat shqiptarë që janë aktualisht “IN” atje janë të panumërt. Ndër ta ia vlen të përmendim edhe emrin e këngëtares së njohur nga Malësia e Madhe, Liria Dedvukaj-Sinishtaj, shkruan Revista Who.

Edhe pse u zhvendos përtej oqeanit Atlantik në vitin 2001, Liria nuk u shkëput asnjëherë prej muzikës shqip pasi në vitet  2006-2007-2009-2011-2012 publikoi një sërë këngësh ku përmendim “Për ato puthjet e djalit”, “M’ka dhan baci 12 vjeçe” apo “Nuk dua t’ja di”.  Gjatë kësaj kohe, Dedvukaj u angazhua në gëzimet familjare apo eventet e familjeve shqiptare kudo në Amerikë.

Tashmë, Liria ka trofe mbi supe që erdhi nga revista prestigjoze “HOUR Magazine”, një nga revistat më të lexuara në Detroit të SHBA. Kjo revistë shpalli këngëtaren shqiptare si një nga vajzat të veshura më bukur përgjatë vitit 2019. Liria kryeson kategorinë “Class Act”, ku kritikët dhe bordi i revistës e kanë vlerësuar këngëtaren për veshjen mjaft klas me të cilat është paraqitur në evente të ndryshme dhe ‘Instagram’.

“Liria ka një lidhje të veçantë me modën e pakohë”, – shkruan revista ‘HOUR’ për bukuroshen shqiptare. Më pas, vetë Liria ka përmendur në prononcimin e saj edhe elementët tradicionalë që kanë ndikuar në shijet e saj për modën si “xhubleta” e qendisur nga gjyshja e saj, Maria, që e veshi kur doli për të performuar për herë të parë në skenë. Për të realizuar setin fotografik të revistës, Liria zgjodhi një skuadër tërësisht shqiptare duke filluar që nga artistja e grimit Fjolla, e deri te fustani i krijuar nga dizanjeria kosovare, Lia Stubla.

Pra, mund të themi se shqiptarët “pushtuan” me sukses “HOUR Magazine”. Ne e urojmë Lirinë për këtë sukses të sajin dhe shpresojmë që të dëgjojmë vetëm lajme të mira nga ajo! /RevistaWho/MALESIA.ORG/

Tags: Liria Dedvukaj-Sinishtaj
Previous Post

Të drejtat e shqiptarëve në Malin e Zi dhe Strategjia e politikës së pakicave (2)

Next Post

Ambasador Flamur GASHI, priti nxënësit e shkollave të mesme në gjuhën shqipe në Mal të Zi

Next Post
Ambasador Flamur GASHI, priti nxënësit e shkollave të mesme në gjuhën shqipe në Mal të Zi

Ambasador Flamur GASHI, priti nxënësit e shkollave të mesme në gjuhën shqipe në Mal të Zi

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org