• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E enjte, 19 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Kulturë

Edicioni i 27-të i manifestimit letrar Kalimera Poetike “Basri Çapriqi” më 29-31 korrik

27 Korrik, 2019
in Kulturë, Headline
Edicioni i 27-të i manifestimit letrar Kalimera Poetike “Basri Çapriqi” më 29-31 korrik
Share on FacebookShare on Twitter

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” do të organizojë më 29–31 korrik 2019, në mjediset e Muzeut në Kalanë e Ulqinit, edicionin e 27-të të manifestimit letrar “Kalimera Poetike – Basri Çapriqi”.

Mysafirë të këtij edicioni janë shkrimtarët Sabri Hamiti (Akademik) nga Kosova dhe Visar Zhiti nga Shqipëria, të cilëve do t’u kushtohen mbrëmje autoriale. Po ashtu do të bëhet përurimi i Antologjisë së krijimtarisë së poetëve pjesëmarrës në “Kalimerën Poetike” dhe do të hapet ekspozitë personale e piktorit Bilal Nikeziqi.

“Kalimera Poetike” vlerësohet si ngjarja më e rëndësishme në fushën e letërsisë ndër shqiptarët në Mal të Zi dhe më gjerë. Ajo është konceptuar si manifestim letrar, ku çdo shkrimtari të ftuar i kushtohet mbrëmje autoriale. Qëllimi kryesor i kësaj veprimtarie është të promovojë krijimtarinë më të mirë letrare shqiptare, por edhe ballkanike dhe të huaj, në mënyrë që ta bëjë atë të njohur për publikun vendas dhe turistët.

“Kalimera Poetike” organizohet rregullisht që nga viti 1993 dhe gjatë ditëve të zhvillimit të saj, Ulqini është vendtakim ishkrimtarëve shqiptarë dhe atyre nga rajoni.

Edicioni i këtij viti mbahet në kuadër të programit të Festivalit “Skena Verore” dhe është mbështetur nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave. Organizata Turistike e Ulqinit, Qendra për Kulturë – Ulqin dhe disa donatorë privatë.

Kalimera Poetike “Basri Çapriqi” 2019

Edicioni i 27-të

ART FESTIVAL

29–31 korrik 2019

(Muzeu në Kalanë e Ulqinit, ora 21.00)

                                                                                 Programi

E HËNË, 29 korrik 2019

  Hapja e manifestimit

Fjala përshëndetëse

Ismet Kallaba, kryetar i SHAI “Art Club”

Mbrëmje autoriale

me poetin dhe studiuesin e letërsisë

Sabri Hamiti

Flet për krijimtarinë e autorit

Dr. Mark Marku, studiues i letërsisë

Lexon vargje:

Simon Shkreli, aktor

Moderatore:

Liridona Sinishtaj  

E MARTË, 30 korrik 2019

Mbrëmje autoriale

me shkrimtarin Visar Zhiti

Flet për krijimtarinë e autorit

Ylljet Aliçka, shkrimtar

Lexon vargje:

Simon Shkreli, aktor

Moderatore:

Adriana Hoxha

Ulqin, më 26. 07. 2019

Tags: SHAI “Art Club”
Previous Post

Lëshohet në përdorim ujësjellësi në Kojë

Next Post

Njoftim: Administrata e të ardhurave lokale publike e Podgoricës ka shpërndarë gabimisht disa aktvendime mbi antarësimin në OTT

Next Post
100 ditë punë të Komunës së Tuzit

Njoftim: Administrata e të ardhurave lokale publike e Podgoricës ka shpërndarë gabimisht disa aktvendime mbi antarësimin në OTT

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org