• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E diel, 20 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Zyrtarë nga Komuna e Tuzit, zhvilluan konktakte dhe takime pune në Komunën e Ulqinit, Budvës dhe Tivatit

30 Maj, 2019
in Lajme, Headline
Zyrtarë nga Komuna e Tuzit, zhvilluan konktakte dhe takime pune në Komunën e Ulqinit, Budvës dhe Tivatit
Share on FacebookShare on Twitter

Me iniciativë të vet, Ushtruesi i detyrës së Kryeadministratorit të Tuzit,  si dhe UD të Sekretares së Sekretariatit për qeverisje lokale Robert Camaj si dhe Marina Ujkaj,  gjatë muajit maj, kanë zhvilluar disa kontakte dhe takime pune në Komunën e Ulqinit, Budvës si dhe komunën e  Tivatit.

Siç kumtohet nga Komuna e Tuzit, në komunë e Ulqinit ata  janë takuar me Kryeshefin e policisë komunale me bashkëpunëtor ku mori pjesë UD i Kryeshefit të policisë Komunale të Tuzit, Reyxhep Çunmulaj  si dhe ndihmës sekretarja e Sekretariatit për qeverisje lokale, kurse në Komunën e Budvës, u takuan me Kryeadministratorën si dhe Sekretarën për qeverisje lokale znj. Danica Kovaçeviq si dhe znj. Milijana V Jellushiq.

Ndërsa në Komunën e Tivatit u pritën nga Kryeadministratorja mr Marija Sijerkoviq, Shefin e Shërbimit për punë të përbashkëta si dhe Kryeshefin e policisë komunale dhe Drejtroi i drejtorisë për punë inspektive.

Gjatë këtyre vizitave janë shkëmbyer përvojat si dhe është treguar për nevojën e realizimit të bashkëpunimit në të gjitha drejtime duke treguar në defektet ligjore dhe duke parë mënyrën e organizimit të tyre dhe formës se si të aplikohën të arriturat në strukturat e organeve të qeverisjes lokale.

Po ashtu siš kumtohet nga Komuna e Tuzit, gjatë këtyre vizitave është treguar nevoja e ngritjes së bashkëpunimit mes komunave, shkëmbimit të përvojave dhe arritjes së moduleve të bashkëpunimit.

Sipas tyre, Komuna e Tuzit, është në fazën parapërgaditore të akteve si dhe themelimit të organeve dhe shërbimeve të saj, e që nënkupton krijimin e një sistemi efikas në shërbim të të gjithë qytetarëve, kurse përvoja e komunave ekzistuese si dhe atyre të posaformuara mund të shërbejnë për menjanimin dhe tejkalimin e vështirësive eventuale si dhe zgjidhjet ligjore të cilat janë treguar defektive.

“Shërbimi i kryeadministratorit si dhe sekretariatit për qeverisje lokale i janë besuar detyra dhe obligime ligjore të gjera të cilat mund të përmbushen vetëm përmes marrjes dhe aplikimit të përvojave që janë treguar si funksionale”, kumtuan nga Komuna e Tuzit.

Malesia.Org

Tags: Komuna e Tuzit - MalësisëMarina UjkajRexhep ÇunmulajRobert Camaj
Previous Post

Osmani: Injoranca politike

Next Post

Hapet qendra zhvillimore e malazezëve të Kosovës

Next Post
Hapet qendra zhvillimore e malazezëve të Kosovës

Hapet qendra zhvillimore e malazezëve të Kosovës

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org