• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 15 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Camaj: Zgjedhja e nënkryetarit të KKSH-së është bërë me shkelje të Ligjit

6 Korrik, 2018
in Lajme
Lista Lidhja Demokratike Shqiptare, qytetari të bëhet faktor, e jo të mbetet dekor
Share on FacebookShare on Twitter

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Nikollë Camaj, përmes një shkresë i është drejtuat Ministrit të Pakicave në lidhje me shkeljet ligjore që janë bërë me zgjedhjen e Nënkryetarit të KKSH-së Smajl-Maliq Çunmulaj, i cili, siç sqaron ai, në bazë të Ligjit nuk mund të jetë as anëtarë i KKSH-së.

Camaj në këtë shkresë poashtu ka theksuar edhe parregullsi tjera, si grumbullimi i nënshkrimeve për elektorë dhe tregti politike.

Lexoni shkresën e plotë:

QEVERIA E MALIT TË ZI

MINISTRIA E TË DREJTAVE TË NJERIUT DHE TË POPUJVE PAKICË

Ministri, z. Mehmet Zenka

Lënda; Shkeljet në KKSH

I nderuari z. ministër,

Ju drejtohëm në cilësinë e anëtarit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, me kërkesë për sqarim dhe për marrje masash adekuate, lidhur me shkeljet në KKSH.

Së pari, dua të shpreh keqardhjen për mënyrën e konstituimit të KKSH-së, për mënyrën e grumbullimit të nënshkrimeve për elektorë, gjë që edhe pse i takon së kaluarës, le hapësirë për të marrë masa, së paku me qëllim që kepërdorimet e këtilla të mos përsëritën.

Së dyti, zgjedhjet në këtë organ këshill-dhënës, madje edhe reperzetues, por asesi ekzekutiv, dëshmuan se është fjala për tregti të pahishme politike midis dy subjektve, të cilat përndryshe janë në proces gjyqësor me njëri-tjetrit, për shkak të mandatit të grabitur. Por, kjo nuk është temë që kërkon përgjigje. Përgjigje kërkoj lidhur me statusin e nënkryetarit të posa zgjedhur, i cili në bazë të Ligjit nuk mund të jetë as anëtar i KKSH-së, pasi që nuk përfaqëson subjekt parlamentar lokal. Siç dihet, Iniciativa qytetare është shkrirë në ASH dhe së kendejmi nuk ka të drejtë prëfaqësimi në KKSH. Dua të apostrofoj se nuk është fjala për zgjidhje personale, pasi që, nga pala jashtë asaj shumice, nuk ka pretendentë për atë pozitë, kështu që emri i nënkryetarit Çunmulaj nuk parqet pëngesë, por shkeljet e këtilla brenda një organi, i cili do të duhej të ishte shembull për parimësi, bie në pyetje çdo tenativë qellimmirë ndaj popullit që përafqëson. Nëse në këto pozita duhet të vihet me hile e me mashtrime, çka të pritet pastaj!?

Lidhur me këtë kërkoj sqarim dhe marrje masash adekuate, për të ndrequr këtë parregullsi.

Dua vetëm t’ju përkujtoj rastin nga e kaluara, kur një subjekt tjetër, konkretisht PPD, kishte humbur statusin e subjektit lokal parlamentar, KKSH-ja menjëherë i kishte ndërpre z. Ali Rexha mandatin e anëtarit.

Pres që njëjtë të veprohet edhe kësaj radhe!

Me respekt,

Nikollë Camaj, anëtar i KKSH

Tags: KKSHNikollë CamajSmail Maliq Çunmulaj
Previous Post

Në Shkodër u mbajt mbledhja e përbashkët e Qeverive të Shqipërisë dhe Malit të Zi

Next Post

Me votën e DPS-së, nuk hynë në rend të ditës vendosja e shtatores së Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Tuz

Next Post
Me votën e DPS-së, nuk hynë në rend të ditës vendosja e shtatores së Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Tuz

Me votën e DPS-së, nuk hynë në rend të ditës vendosja e shtatores së Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Tuz

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org