• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E diel, 22 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Pas 28 viteve të sistemit shumëpartiak, shqiptarët nuk do të kenë më kryetarin e Komunës së Ulqinit

25 Prill, 2018
in Lajme
Pas 28 viteve të sistemit shumëpartiak, shqiptarët nuk do të kenë më kryetarin e Komunës së Ulqinit
Share on FacebookShare on Twitter

Partitë shqiptare ia “falën” DPS-së vendin e kryetarit të Komunës së Ulqinit.

Mehmet Bardhi nga Lidhja Demokratike në Mal të Zi ishte kryetar i Komunës së Ulqinit në intervalin kohor të viteve 1990 – 1996, Osman Rexha nga Lidhja Demokratike në Mal të Zi 1996 – 1998, Skender Hoxha po nga Lidhja Demokratike në Mal të Zi 1998 – 2002, Fuad Nimani nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve 2002 – 2006, Gëzim Hajdinaga nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve 2006 – 2011, Nazif Cungu nga Forca e Re Demokratike 2011 – 2014, Fatmir Gjeka nga Partia Demokratike 2014 – 2016 dhe përsëri Nazif Cungu nga Forca e Re Demokratike nga viti 2016 deri në këto ditë, ishin kryetarët e Komunës së Ulqinit dhe atë të gjithë këto ishin nga subjektet politike shqiptare, shkruan Ulqini Online.

Dita e marte e 24 prillit 2018 shënon datën ku subjekti politik i fundit shqiptar Forca e Re Demokratike vendosi të përkrah kuadrin e DPS-it për kryetar të Komunës së Ulqinit pasi shumë kohë më parë këtë e kishin bërë edhe dy subjktet tjera shqiptare, Partia Demokratike dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve. Të tre këto parti shqiptare në mandatin e ardhshëm qeverisës janë pajtuar që të përkrahin kuadrin e DPS-it për kryetar të Komunës së Ulqinit që paraqet rastin e parë pas 28 viteve të sistemit shumëpartiak në Mal të Zi.

Duhet përmendur se në zgjedhjet lokale për Kuvendin komunal të Ulqinit që u mbajtën me 4 Shkurt 2018 garuan 10 subjekte politike, 3 prej të cilave u prezentuan me programe nacionale shqiptare kurse 7 të tjera me programe qytetare. Partitë shqiptare fituan së bashku 18 këshilltarë nga 32 të mundshëm: 8 Forca, 7 Kualicioni “Zgjohu” dhe 3 UDSH, që paraqiste shumicën e duhur parlamentare për formimin e pushtetit por që një gjë e tillë as që u diskutua në mes këtyre subjekteve.

Tags: UlqinKomuna e Ulqinit
Previous Post

A po jetësohet rruga e shpresës për Plavë Gucinë?

Next Post

Ministrja e kulturës e Shqipërisë takon përfaqësuesit e partive shqiptare në Mal të Zi

Next Post
Ministrja e kulturës e Shqipërisë takon përfaqësuesit e partive shqiptare në Mal të Zi

Ministrja e kulturës e Shqipërisë takon përfaqësuesit e partive shqiptare në Mal të Zi

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org