• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E diel, 22 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Vendosja e shtatores së Skëndërbeut në Tuz do të shqyrtohet pas zgjedhjeve në Podgoricë

12 Prill, 2018
in Lajme
Vendosja e shtatores së Skëndërbeut në Tuz do të shqyrtohet pas zgjedhjeve në Podgoricë
Share on FacebookShare on Twitter

Në seancën e djeshme të Kuvendit të Komunes së Tuzit, komunë në kuadër të Kryeqytetit, Klubi i këshilltarëve të Lidhjes Demokratike Shqiptare, kërkoi plotësimin e rëndit të ditës të seancës së Kuvedit të Tuzit me Propozim-Vendimin për vendosjen e shtatores së Gjergj Kastriotit -Skënderbeut, në qender të Tuzit.

Së bashku me kërkesen për plotësim të rendit të ditës klubi i LDSH, dorëzoi edhe aktin e Propozim-Vendimit dhe arsyetimin për të nxjerrë një vendim të këtillë.

Në arsyetim përpos të tjerash thuhet se “Gjergj -Kastrioti-Skenderbeu, siç e ka emrin është një figurë që bashkon kombin dhe prezanton vlerat tona para kombeve të tjera, prandaj e ka vendin edhe në një mjedis siç është Tuzi e Malësia. Siç dihet, shumë qendra të botës sheshe dhe parqe janë të hijeshuara me bustin e heroit tonë”.

Në arsyetimin e propozimit këshilltari Ivanaj, tha se viti 2018, është shpallur si Viti i Skëndërbeut, prandaj do të angazhohemi që në këtë vit ti ndërtojmë shtatoren në Tuz, kryeheroit tonë.

Ivanaj shtoi se mjetet për punimin e tij do të siguroheshin nga donacionet, kurse komuna duhet vetem të jap trollin.

Duke u kyçur në diskutim Nik Gjeloshaj nga ASH, përgëzoi LDSH-në, për këtë ide të qëlluar dhe shprehu përkrahjen e parezervë të kësaj partie.

Edhe këshilltari Enis Gjokaj, nga UDSH, tha se e përkrah propozimin por do të ishte mirë që të lihet për një seancë tjeter, kur mund të pritet koncenzus, pasiqë këshilltari Halil Dukoviq nga PDS, më parë kishte deklaruar se iniciativen e mban për jolegjitime.

Këshilltari i LDSH, Vasel Berishaj, duke reaguar në dilemat e Halil Dukoviq dhe Nikollë Gegaj, tha se Skenderbeu, është një figurë gjigante që bashkon shqiptaret dhe kombet tjera, prandaj e ka edhe vendin në një mjedis sikur është Tuzi.

Iniciativen e përkrahu edhe Nikollë Gegaj nga PDS, i cili megjithatë shprehu rezerva ndaj mundësisë së rreshtimit të kësaj pikë në rendin e ditës.

Përkrahje të parezervë  për propozimin erdhi edhe nga Shtjefen Camaj nga radhet e Demokratëve.

Meqenese e gjithë kjo nuk siguronte shumicën, Ivanaj kërkoi pauzë për tu konsultuar me shefat e klubeve dhe pasi fitoi garanta publike se iniciativa do të fitojë përkrahje të shumicës, në seancën e rregullt pas zgjedhjeve lokale në Podgoricë, pranoi ta tërhjek propozimin, duke siguruar që ajo të rreshtohet në rendin e ditës pa propozim të ri.

Propozimi u prit mirë nga opinioni i gjerë dhe u paraqit në krejt shtypin malazias.

Mbetet të shpresojmë se shumica parlamentare do ta mbaj fjalen që ky projekt vertet të realizohet në Vitin e Skenderbeut.

Albert Camaj

Tags: Nikollë GegajPartia Demokratike e Socialisteve (DPS)Shtjefen CamajUnioni Demokratik i Shqiptarëve (UDSH)Vasel BerishajAlternativa Shqiptare (ASH)Vendosja e shtatores së Skëndërbeut në TuzEnis GjokajHalil DukoviqIvan IvanajLidhja Demokratike Shqiptare (LDSH)Nik Gjeloshaj
Previous Post

Freedom House – Mali i Zi shënon rënie të demokracisë

Next Post

Kuvendi i Tuzit miratoi buxhetin për vitin 2018

Next Post
Kuvendi i Komunës së Tuzit, anulon vendimin për zgjedhjen e Abedin Axhoviq për kryetar të Komunës

Kuvendi i Tuzit miratoi buxhetin për vitin 2018

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org