• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E diel, 22 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Kuvendi i Tuzit, themelon trupat e punës

30 Mars, 2018
in Lajme
Fadil Kajoshaj për herë të tretë zgjidhet Kryetar i Kuvendit të Komunës së Tuzit, komunë në kuader të Kryeqytetit
Share on FacebookShare on Twitter

 

Më 29 mars 2018, u mbajt seanca IV e Kuvendit të Komunës së Tuzit, komunë në kuadër të Kryeqyteti, me ç’rast themeloi trupat dhe forumet e punës, si dhe identifikoi klubet e këshilltarëve dhe kryetarët e tyre.

Kështu, kryetar i Klubit të këshilltarëve nga Alternativa Shqiptare u emërua Nik Gjeloshaj, nga Lidhja Demokratike Shqiptare, Ivan Ivanaj, nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Enis Gjokaj, kurse nga Partia Demokratike e Socialistëve, kryetar u emërua Halil Dukoviq, nga Partia Boshnjake, Hidajet Kallaç, nga Social-demokratet, Samir Axhoviq, kurse nga Demokratët, kryetar u emërua Shtjefën Camaj. Kuvendi emëroi këto trupa të punës:

Këshillin për dhënien e propozimeve për emrat e vendbanimeve, rrugëve dhe shesheve;

Këshillin  për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim të Kuvendit të Komunës së Tuzit, komunë në kuadër të Kryeqytetit;

Këshillin për planifikimin dhe rregullimin e hapësirës, ​​aktivitetin komunal dhe rezidencial, transport dhe mbrojtjen e mjedisit;

Këshillin për aktivitete shoqërore, bshkëpunim ndërkomunal dhe ndërkombëtar;

Këshillin për Statut dhe rregullore

Në fund edhe pse kryetari i Kuvendit Fadil Kajoshaj, seancën e deklaroi të mbyllur, jashtë procedurës fjalën e mori këshilltari i PDS-së, Elvis Kerkanoviq, i cili bëri promovim politik për kandidatin e tyre presidencial Millo Gjukanoviq dhe falënderoi malësoret për përkrahje ndaj liderit të tij.

Lidhur me këtë reaguan Këshilltari i LDSH-së Ivan Ivanaj dhe ai i Demokrateve Shtjefën Camaj.

Këshilltari i LDSH-së Ivan Ivanaj,  tha se ky kuvend po shndërrohet përsëri në cirk dhe theksoi se me këtë bisedë edhe ata që kanë dashtë ta votojnë, tash nuk do ta votojnë.

Ndërsa këshilltari i Demokratëve Shtjefën Camaj, tha se Millo Gjukanoviq nuk mbahet mend për asgjë të mirë vetëm për largim të rinjve nga Malësia me politiken udhëheqëse që ka bë Gjukanoviq dhe tha se gjithashtu  ata e mbajnë mend për fluturimin e Shqiponjës.

Albert Camaj

Tags: Enis GjokajHalil DukoviqIvan IvanajKomuna e Tuzit - komunë në kuadër të KryeqytetitLidhja Demokratike Shqiptare (LDSH)Nik GjeloshajPartia Demokratike e Socialisteve (DPS)Shtjefen CamajUnioni Demokratik i Shqiptarëve (UDSH)Alternativa Shqiptare (ASH)
Previous Post

Pse partitë politike shqiptare po e përkrahin Gjukanoviqin?

Next Post

Protestë kundër tarifave në “Rrugën e Kombit” Shqipëri – Kosovë

Next Post
Protestë kundër tarifave në “Rrugën e Kombit” Shqipëri – Kosovë

Protestë kundër tarifave në "Rrugën e Kombit" Shqipëri – Kosovë

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org