• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 3 Tetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Gjonaj: Në pritje të pushtetit të ri vendor në Ulqin

8 Mars, 2018
in Opinione/Editoriale
Gjonaj: Mbresa nga shënimi i 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Podgoricë
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Gjekë Gjonaj
Komunikimet e para zyrtare për formimin e pushtetit të ri vendor në Ulqin ende nuk kanë filluar. Të gjitha forcat politike që kanë fituar të drejtën e përfaqësimit në parlamentin lokal në zgjedhjet e 4 shkurtit paraqiten të rezervuara në shfaqjet e tyre publike për koalicionet e mundshme paszgjedhore. Ato, fitohet përshtypja se, nuk e kanë të lehtë formimin qeverisë së re , edhe pse kjo, pas shpalljes përfundimtare të rezultateve të zgjedhjeve të Komisionit Zgjedhor Komunal, dukej jo edhe aq e vështirë.

Rezultati i zgjedhjeve vendore në Ulqin është në favor të partive shqiptare, për të mos thënë i kënaqshëm, , pasi që ato edhe pse garuan në tri kolona zgjedhore kanë fituar numër të mjaftueshëm vendesh ( 18 këshilltarë) për të marrë timonin gjatë katër viteve të fundit në këtë qytet. Sikur të ekzistonte vullneti i sinqertë politik në mes të Forcës së Re Demokratike – Forca ( 8 mandate) , Koalicioni “ Zgjohu Ulqin” në përbërje Partia Demokratike, Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe Iniciativa Qytetare “ Perspektiva ( 7 mandate) dhe Unionit Demokratik të Shqiptarëve ( 3 mandate) pushteti i ri vendor në Ulqin do të formohej shumë shpejt. Por, a është real dhe i mundshëm në rrethana aktuale një skenar i tillë ? Edhe pse liderët shqiptarë të subjekteve të përmendura politike në deklaratat e fundit publike në parim nuk e kundërshtojnë një mundësi të tillë , bashkëqeverisja vetëm e tyre duket jo e afërt , madje edhe vështirë e arritshme nëse kihen parasysh kundërthëniet në mes tyre gjatë ushtrimit të pushtetit këto dy vitet e fundit bashkë me Partinë Demokratike të Socialistëve ( 8 mandate). Por edhe më përpara kur subjektet politike shqiptare e ushtronin pushtetin pa PDS-në . Edhe në rastin e parë, edhe në të dytin kanë qenë të theksuara mosmarrëveshjet, pakënaqësitë, konfrontimet dhe përplasjet brenda llojit të vet ( mes partive shqiptare) sa që kanë rezultuar edhe me rënie të pushtetit vendor. Nga kjo që thamë na imponohen pyetjet: A mund të qeveriset me sukses një komunë, kur njëri mban timonin dhe tjetri frenat? A mund të qeveriset mirë një komunë, kur njëri partner i koalicionit merr një vendim dhe tjetri e kundërshton? A është e këshillueshme që shqiptarët të vazhdojnë dhe të kenë besim te koalicionet politike, që në të kaluarën i kanë bërë akuza nga më të rënda njëri-tjetrit?

Në këtë situatë më reale duket mundësia që Partia Demokratike e Socialistëve, e cila siç thamë ka në përbërjen e re të Kuvendit të Komunës së Ulqinit numër të njëjtë mandatesh, do të jetë çelësi kryesor i formimit të shumicës parlamentare në Ulqin. Siç ka ndodhur rasti në Tuz, ku fjalën kryesore në parlamentin vendor të Tuzit e ka Partia Demokratike e Socialistëve, e cila përveç shumicës parlamentare ka edhe kryetarin e Komunës Urbane në kuadër të Komunës së Podgoricës, deri në zgjedhjet e radhës të planifikuara në fund të këtij viti.

Mbetet për t’u parë se a do të përsëritet përvoja e dy viteteve të shkuara që partitë politike shqiptare përsëri të bashkëqeverisin me Partinë Demokratike të Socialistëve në Ulqin , e cila kësaj herë me këmbëngulje pretendon edhe postin e kryetarit të ardhshëm të Ulqinit, apo ndonjëra nga ato do të mbetet në opozitë. Pavarësisht kësaj votuesit shqiptarë, që u kanë dhënë votëbesimin subjekteve të tyre nacionale që të udhëheqin me këtë qytet në katër vitet e ardhshme, presin nga përfaqësuesit politikë të shqiptarëve që ata të ushtrojnë pushtetin.

Previous Post

Infrastruktura rrugore e Malësisë, pasqyrë e pushtetit aktual

Next Post

ASH: Zgjedhja e kryetarit të komunës së Tuzit ishte jo-legjitime

Next Post
Gjeloshaj i bindur se do të fitohet Komuna dhe do të respektohet Marrëveshja me DPS-në

ASH: Zgjedhja e kryetarit të komunës së Tuzit ishte jo-legjitime

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org