• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E hënë, 19 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Të Ndryshme

Infrastruktura rrugore e Malësisë, pasqyrë e pushtetit aktual

8 Mars, 2018
in Të Ndryshme
Infrastruktura rrugore e Malësisë, pasqyrë e pushtetit aktual
Share on FacebookShare on Twitter

Infrastruktura e dobët, e bazuar kryesisht në riparime dhe arnime, në Malësi, e sidomos në Tuz, që është qendra e Malësisë, është pasqyra më e mirë e këtij pushtetit pothuajse 30 vjeçar, si në nivel qëndror ashtu edhe në atë lokal.

Nësë të qëllon të udhëtosh me makinë nëpër Malësi, të bien në sy fakti se përpos trafikut të rënduar në qytezën e Tuzit dhe mosrepsektimit të kodit rrugor, gjendja e infrastrukturës, sidomos gjatë reshjeve të shiut, është në gjendje të mjerueshme.

Kjo gjendje në qendren e Tuzit, jo vetem se është kaotike për komunikacion, por gropat e hapura, të maskuara sepse janë të mbushuar me ujë, paraqesin rrezik potencial për vozitësit, automjetet e tyre, por edhe për qytetarët në përgjithësi.

Gjendja nuk është më e mirë as nëpër fshatrat e Malësisë, ku infrastruktura është joadekuate edhe në periudhën pa shira, sepse ka përplotë handeqe të hapura nga ndertimi i ujësjellësite të cilat nuk u riparuan kurrë.

Një aks rrugor që duhet veçuar si tejet të dobët e të pambajtur është edhe rruga nëpër luginën e Cemit, ku gropat dhe arnimet  jo adekuate janë shumë të rrezikshme.

Kjo rrugë e lënë pas dore, me vite është në plan që të ripunohet, për t’u lidhë me shtetit shqiptar, por jo se nuk është ripunuar, por ka vite që as nuk është arnuar.

A thua sepse këto fshatra janë bastion i partive shqiptare?

Vlen të ceket se nga kjo rrugë varet e dhe hapja e pikës kufitare në Grabom, ku Shqipëria vetem e ka ndertuar rrugen deri në kufi me Malin e Zi.

As rruga kryesore që lidhe dy shtete, Malin e Zi dhe Shqipërinë, edhe pse e riparuar, nuk është në gjendje të mirë.

Ajo paraqet pasqyrë të dobët për kalimtarët jo vendas, të cilët fitojnë përshtypje sikur në këtë vend as që jetohet. E pra, falë banoreve të Malësisë, dhe me ndihmen e partive satelite, ky pushtet po mbijeton edhe sot.

Në fund, duhet veçuar se te hyrjet e oborret, madje edhe deri te garazhat dhe amviserite e funksionarëve partiak, të partisë në pushtet dhe të aleatëve të saj, nuk mungon asfalti i ri.

Albert Camaj

Tags: Komuna e Tuzit - komunë në kuadër të Kryeqytetit
Previous Post

Në Guci shënohet 7 Marsi – Dita e Mësuesit

Next Post

Gjonaj: Në pritje të pushtetit të ri vendor në Ulqin

Next Post
Gjonaj: Mbresa nga shënimi i 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Podgoricë

Gjonaj: Në pritje të pushtetit të ri vendor në Ulqin

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org