• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E enjte, 19 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Uncategorized

Betohet Mark Gjonaj, i pari shqiptar në Këshillin bashkiak të Nju Jorkut

23 Janar, 2018
in Uncategorized
Betohet Mark Gjonaj, i pari shqiptar në Këshillin bashkiak të Nju Jorkut
Share on FacebookShare on Twitter

Diaspora shqiptare në Shtetet e Bashkuara shënon një tjetër përfaqësim të saj në nivelet e larta të përfaqësimit, këtë herë si pjesëmarrëse në pushtetin vendor.

Një i tillë është dhe ngjitja e shqiptaro-amerikanit Mark Gjonaj në Këshillin Bashkiak të Nju Jorkut.

Në ceremoninë e tij të betimit do të merrte pjesë edhe ambasadorja shqiptare në SHBA Floreta Luli-Faber, e cila e cilësoi si një ditë krenarie për diasporën.

“Ka qenë një ceremoni model dhe e mbushur me emocione inaugurimi dhe betimi i z. Mark Gjonaj të dielën, 21 Janar 2018, në orën 1 pasdite, e organizuar në auditorin e Herbert H. Lehman Educational Campus në E. Tremont, në Bronx. Shqiptarët ishin të parët që nisën të plotësonin formularët e prezencës dhe ishin po ata që i dhanë kolorit kombëtar ceremonisë. Natyrisht të gjithë jemi ndjerë krenarë me përfaqësuesin tonë, Mark Gjonaj, i cili pas dy mandatesh të suksesshëm si ansambleist i shtetit të Nju jork-ut, tash do të na përfaqësoi edhe në Këshillin bashkiak të metropolit njujorkez. Edhe këtu është i pari shqiptar…

U përmend shpesh nga moderatorja Lisa Sorin, por edhe folësit, kolegët e Markut, kongresistë e senatorë të Nju Jork-ut, shprehja: “Për të parën herë një shqiptar në ………”. Urojmë që të mos i jetë i vetmi.

Në Amerikë të gjithë përfaqësuesit e zgjedhur të komuniteteve në ceremoni të tilla u respektohet Kombi nga vijnë, simbolet kombëtare, Flamuri, traditat dhe kultura. Të gjitha këto ishin me shumicë SHQIPTARE në ceremoninë e Mark Gjonajt: Prezenca e përfaqësuesëve tanë në podiumin drejtues të ceremonisë: Dy klerikët e nderuar, famullitari Dom Pjetër Popaj i Kishës Zoja e Shkodrës dhe Imami Edin Gjonaj i Qendrës Islame në Queens, NY;prezenca dhe përshëndetja e përcjellja e mesazheve të Kryeministrave të Shqipërisë dhe Kosovës, i Presidentit të Kosovës, nga ambasadoret shqiptare dhe asaj të Kosovës në Washington, Floreta Faber dhe Vlora Citaku, prania e ambasadores shqiptare në Kombet e Bashkuara së bashku me diplomatë të tjerë të Misionit si dhe e Konsulles së Përgjithshme të Kosovës së bashku me ndihmësit e saj në radhët para të rezervuara të sallës, interpretimi i Himnit shqiptar nga këngëtarja Jessica Raja, programi shumë emocionues i Grupit të valleve”Rozafat” i Qendrës “Nënë Tereza” veshur me kostumet kombëtare , të drejtuara nga Mjeshtrja e Madhe Anxhelina /Dalip Greca, kryeredaktor i “Dielli”, ne SHBA.

Tags: Mark GjonajNew York
Previous Post

A po plaket diaspora dhe atdhetaria e saj!

Next Post

Kushtet e ASh-së për koalicion me DPS

Next Post
Formimi i pushtetit në Tuz, menjëherë pas Vitit të Ri

Kushtet e ASh-së për koalicion me DPS

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org