• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E diel, 22 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Cungu takon presidentin shqiptar Ilir Meta, ja për çka i kërkon ndihmë

24 Tetor, 2017
in Lajme, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Ulqinit Nazif Cungu ka takuar sot Presidentin e Republikës, Z. Ilir Meta, pas një ftese nga ky i fundit.
”Sot isha i ftuar për takim nga Presidenti i Republikës, Z. Ilir Meta i cili vlerësoi kontributin e dhënë nga shqiptarët e Malit të Zi, në forcimin e marrëdhënieve shumë të mira mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, për Pavarësinë si dhe për anëtarësimin në NATO dhe integrimet Evropiane të Malit të Zi”, shkruan Cungu në faqen e vet.

“Unifikimi i qëndrimeve të faktorit politik shqiptar në Mal të Zi, do ta bënte më të lehtë realizimin e të drejtave të shqiptarëve, ashtu siç janë në Kushtetutën e Malit të Zi.” – theksoi Presidenti Meta.

”E njoftova për arritjet tona gjatë mandatit të fundit si pjesë e koalicionit qeveritar që ka zgjidhur çështjen e përdorimit të simboleve dhe gjuhës shqipe, që ka miratuar Planin Hapësinor të Ulqinit, që ka mundësuar formimin e komunës së Tuzit. Po ashtu kërkova ndihmë nga Presidenti Meta, që të ndikojë tek autoritet qendrore të Malit të Zi, në përmirësimin e ligjit zgjedhor në Mal të Zi për të përmirësuar përfaqësimin e shqiptarëve në Parlamentin e vendit. Prej tij mora mbështetjen për shtimin e pikave të kalimeve kufitare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, sidomos zgjerimin e kalimit kufitar Sukobinë – Moriqan duke patur këtu parasysh nevojën e përdorimit të kësaj pike edhe për qarkullim mallrash. Presidenti Meta gjithashtu vuri në dukje rëndësinë e madhe që ka përkrahja e shqiptarëve të Malit të Zi për partitë shqiptare, si në zgjedhjet vendore ashtu edhe në ato qendrore, si parti që mbrojnë drejtpërdrejtë interesat e tyre”, përfundon Cungu.

Tags: Nazif CunguPresidenti Ilir Meta
Previous Post

LDK ka fituar numrin më të madh të votave në zgjedhjet lokale në Kosovë

Next Post

Alternativa Shqiptare: Kërkesat e LDSH-së janë të papranueshme

Next Post

Alternativa Shqiptare: Kërkesat e LDSH-së janë të papranueshme

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org