• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 8 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Pritje madhështore për Presidentin Nishani në Bujanoc – E pritën si Presidentin e tyre

8 Mars, 2017
in Etnike/Rajoni/Bota, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani është pritur në mënyrë madhështore nga shqiptarët e Bujanocit. Për nder të vizitës së Nishanit, shqiptarët atje, të rritur e fëmijë kanë mbajtur në duar flamurin shqiptar dhe kanë veshur tërë Bujanocin kuq e zi.

Nishani është presidenti i parë shqiptar që viziton këtë vend, pas Enver Hoxhës në vitin 1948. Ai arriti në qytetin e Bujanocit për të komunikuar me shqiptarët për arsimin, kulturën dhe zhvillimin ekonomik.

Në Luginën e Preshevës e pritën si Presidentin e tyre.  Në Bashkinë e Bujanocit, Nishani takoi liderët politikë shqiptarë të këtyre qyteteve dhe u thye edhe agjenda që ishte paraparë të jetë më e shkurtër.

“Unë mendoj se nëse bisedojmë për bashkëjetesën, për respektin reciprok, nuk ka kurrfarë provokimi. Nëse bisedojmë për kulturën, arsimin, përparimin, zhvillimin ekonomik dhe prosperitetin e qytetarëve shqiptarë apo serbë, nuk besoj se është çështje konflikti, por çështje e mirëkuptimit”, tha Nishani.

Shqiptarët e Luginës ishin të lumtur që Presidenti po vazhdon vizitat nga Tirana, që për ta janë një mbështetje e madhe. Shaip Kamberi, kryetar i Bujanocit, deklaroi: “Biseduam për pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, mundësitë e bashkëpunimit të komunave tona me institucionet në Shqipëri”.

Një pjesë e mediave në Serbi e konsideruan si të çuditshme dhe provokuese vizitën e kreut të Shqipërisë.

Tags: BujanocLugina e PreshevësPreshevëPresidenti i Shqipërisë Bujar Nishani
Previous Post

Vujanovic: Do ta përkrah Djukanovic-in për president

Next Post

Teatri “Teuta” sjell të ënjtën dhe të premtën shfaqjen e parë “Nana”

Next Post

Teatri "Teuta" sjell të ënjtën dhe të premtën shfaqjen e parë "Nana"

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org