• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 1 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Camaj: Dresheviq, shqiptar i boshnjakizuar – Nëse të pengon shqipja, Sarajeva nuk është larg

26 Dhjetor, 2016
in Lajme, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk kanë vend në Tuz ata të cilëve u pengon gjuha shqipe

Pas iniciativës të deputetit të Partisë boshnjake, dr. Nexhad Dresheviq, i cili kërkon nga Gjykata Kushtetuese e Malit të Zi ndalimin e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në Komunën urbane të Tuzit, kandidati për deputet i listës së Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve ka reaguar ashpër ndaj kësaj iniciativë antishqiptare.

Reagimi i Camajt është postuar në faqen e tij në facebook, ndërsa mund ta lexoni më poshtë:

Si bartës i listës dhe kandidat për deputet i listës #guxim, si pjesëtar i grupit të betuar se nuk do të hesht padrejtësitë që na bëhen, dhe as anomalitë në shoqërinë tonë, reagoj në tentativën e çoroditur të një ish-shqiptari, për të ndaluar përdorimin e gjuhës shqipe në Komunën Urbane të Tuzit. Përndryshe, tentativa ogurzez ka të bëj me kërkesën drejtuar Gjyqit kushtetues të Mali të Zi, për të kontestuar përdorimin e gjuhës shqipe, përmes revidimit të normave ligjore që rregullojnë këtë materie.

Tashmë opinioni i gjërë është njoftuar me këtë iniciativë morbide të “boshnjakut”, respektivisht të shqiptarit të boshnjakizuar dr. Nexhad Dresheviq, deputetit në Parlamentin e Malit të Zi, nga radhat e Partisë boshnjake, përndryshe partnere të disa partive shqiptare. Në lajmin e publikuar, fillimish bëra vetëm një konstatim: “nuk besoj të jetë doktori kaq budalla”, duke pritur se, sado dashakeq që është treguar ndaj çdo gjëje shqiptare, të jetë më racional, pasi që një kërkesë e tillë vërtet paraqet lajm të keq për të ardhmen e këtij vendi. Natyrisht, lajm i keq, nëse dresheviqave u jepet hapësirë veprimi, për promovim të ideve të tilla fashisoide.

Them se është lajm ogurzi, ndjellakeq, edhe trishtues, pasi që një gjë të tillë mund ta kërkojnë vetëm nacionalistët e tërbuar antishqiptarë, me çka edhe dëshmohet se rreziku më i madh për identitetit shqiptarë vjen mu nga shqiptarët e boshnjakizuar. Është ky një lajmë edhe ogurzi, edhe për faktin se ideve të tilla fashisoide ne detyrohemi t’u përgjigjemi, e jo t’i injorojmë, çka do të ishte reagim i drejtë ndaj autorit. E reagimi ynë është se nuk kanë vend në Tuz ata të cilëve u pengon gjuha shqipe.

Për pasojat e një kërkesa kaq radikale, Dresheviq sikur nuk ka vetëdije të plotë. Apo, ndoshta si pjesë e pushtetit të ri, shpreson e pret se për plane të tilla anticivilizuese do të ketë përkrahjen e pushtetit, pjesë e të cilit u bë, së bashku me partnerët shqiptarë. Burri i botës, fishekët e parë, sapo hypi në pushtet, i shprazi kunder çdo gjëje që është shqiptare. Por, asgjë e re, sepse këso qendrimesh Dresheviq ka treguar edhe më parë. Madje edhe lidhur me statusin e komunës. Është i njohur qendrimi i tij dhe partis së tij, kundër komunës së plotë. Dhe kjo nuk i pengon UDSH dhe ASH që të bashkëveprojnë.

 Këto janë edhe arsyet kryesore qe në nuk pranuam të jemi pjesë e koalicioneve që veç e kishin bërë pazarin me pushtetin dhe boshnjakët, dhe ja se çmimi tani po shihet. Kurse partnerët nga UDSH e ASH nuk po bëjnë zë. Ne, në vend të pritjes së reagimit të tyre, të vonuar, si çdo herë deri më tani, i ftojmë që të ndërpritet çdo lloj bashkëpunimi me Partinë boshnjake, si në nivelin shtetëror, ashtu edhe në atë të Tuzit, si e vetmja përgjigje adekuate. Përndryshe rrezikojnë të jenë bashkëfajtorë.

Pra, fjala është për një iniciativë njellakeqe, e të çoroditur, e cila nuk mund të jap rezulatate, pasiqë ndalimin apo pengimin e përdorimit të gjuhës shqipe në Malësi e në vise të tjera në Mal të Zi, ku shqiptarët jetojnë në tokat e tyre autoktone, nuk do të mund ta realizojë kush, derisa shqiptarët të frymojnë këtu. Dresheviqit i themi, nëse të pengon shqipja, Sarajeva nuk është larg, megjithëse edhe atje rrezikon që ta dëgjojë gjuhën e të parëve të vet, e cila kaq fort i pengon.

Tags: Nexhad DresheviqNikollë CamajPartia Boshnjake
Previous Post

U organizua promovimi i librit “Ceremoniali i dasmës në Hot” të autorit Luigj Dedvukaj

Next Post

PD: Gjuha jonë është shenja kryesore e identitetit, Dresheviqi ka gabuar, ta tërheqë iniciativën

Next Post

PD: Gjuha jonë është shenja kryesore e identitetit, Dresheviqi ka gabuar, ta tërheqë iniciativën

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org