• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E mërkurë, 11 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Nexhad Dresheviq dërgon në Gjykatën Kushtetuese përdorimin e Gjuhës Shqipe

24 Dhjetor, 2016
in Lajme, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilltari i Partisë Boshnjakë në Komunën Urbane të Tuzit, njëkohësisht edhe Deputet në Kuvendin e MZ, Nexhad Dresheviq, ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese iniciativën për të shqyrtuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e dispozitave të Statutit të Kryeqytetit, i cili përcakton se në Komunën Urbane të Tuzit është në përdorim zyrtar edhe Gjuha Shqipe.
Dresheviq konsideron se kjo dispozitë është në kundërshtim me Kushtetutën.
Sipas Dresheviq, në teritorin e Komunës Urbane të Tuzit, jeton një numër i konsiderueshëm i pakicës kombëtare boshnjake, të cilëve duhet në mënyrë eksplicite tu sigurohen të gjitha të drejtat e garantuara nga Kushtetuta, marrëveshjet ndërkombëtare dhe ligjin, duke përfshirë të drejtën për gjuhën e tyre, dhe kjo është gjuha boshnjake. “E drejta e gjuhës është një nga të drejtat themelore të njeriut të garantuara me Kushtetutë dhe aktet juridike ndërkombëtare, në veçanti në Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore. Me këtë dispozitë të tillë përjashtohen, një nga të drejtat themelore të qytetarëve të pakicave boshnjake dhe kjo është e drejta për të përdorur gjuhën e tyre “, thuhet në iniciativën e Dresheviqit.

Në iniciativën  e Dresheviq, gjykatës i ka dorëzuar sqarim Veselin Vukçeviç, sekretar i Kryeqytetit, i cili konstaton se duke pasur parasysh se në trevën e Komunës Urbane të Tuzit shumicën e popullsisë e përbëjnë pjesëtarët e popullit shqiptar, tregon qartë se dispozita e kontestuar është e bazuar në ligj,  sepse  aty ku shumica i takon popullatës pakicë, në këtë rast populli shqiptarë, është i përcaktuar përdorimi zyrtar i Gjuhës Shqipe.

Këtu duhet pasur parasysh se me Partinë Boshnjake të Dresheviqit, së bashku me DPS-në, marrëveshje ka edhe Koalicioni “Shqiptarët të vendosur” Forca-UDSH-ASH,  të cilëve si duket nuk u pengon ky qendrim i Dresheviqit, sikurse nuk u ka penguar as qëndrimi i DPS-së, prej para pak ditëshve, për Komunën e Plotë të Tuzit.
Si duket “Shqiptarët e vëndosur”, janë të vëndosur vetem për të ruajtur pozicionet dhe privilegjet e veta.

Albert Camaj

Tags: Koalicioni “Shqiptarët të vendosur” Forca-UDSH-ASHNexhad DresheviqPartia Boshnjake
Previous Post

Shoqata “Malësia e Madhe” në New York organizoi tubim me biznesmenët malësorë

Next Post

Gëzuar festën e Krishtlindjes

Next Post

Gëzuar festën e Krishtlindjes

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org