• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E enjte, 10 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Mehmet Zenka: Koalickoni Shqiptar nuk flet me gjuhën e ultimatumit

15 Nëntor, 2016
in Lajme, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

zenka12Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve Mehmet Zenka, i quajti spekulime informacionet se Koalicioni “Shqiptarët të vendosur” i ka vendosur ultimatum DPS-së për tre vende në qeverinë e ardhshme.

Njeriu i parë i UDSH-së Mehmet Zenka është i befasuar, siç tha, nga thëniet mediatike që koalicioni “Shqiptarët të vendosur” i vendos ultimatum DPS-së lidhur me funksionet në Qeverinë e re.

Zenka, për portal Antena M, shpjegon se akoma presin që të rakordojnë platformën me partitë e pakicave.

“Kur flasim për kërkesat tona kadrovike në Qeverinë e re akoma konkretisht nuk kemi biseduar, aq më pak kemi sjell ndonjë vendim për atë se çfarë do të kërkojmë. Këto janë informacione zyrtare, të tjerat janë spekulime.
Normalisht që do të kemi kërkesa ndaj Qeverisë. Asnjë kërkesë zyrtare nuk kemi bërë. Thëniet për çfarë do lloj ultimatumi “nuk pinë ujë””, tha Zenka dhe shton që koalicioni nuk dëshiron të flasë me gjuhën e ultimatumit, por me gjuhën e marrëveshjes.

Edhe kryetari i Forcës së re demokratike Nazif Cungu ka mohuar spekulimet mediatike që përfaqësuesit e koalicionit “Shqiptarët të vendosur” nuk do të hynë në qeveri me DPS-në, nëse nuk fitojnë të paktën dy vende në te dhe vendin e nënkryetarit të Kuvendit.

I pyetur a është e saktë që koalicioni të cilin e përbëjnë Forca, Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Alternativa Shqiptare kërkon vendin e nënkryetarit të Qeverisë dhe ministrinë për të drejtat e njeriut dhe pakicave ose ministrin e turizmit, Cungu u përgjigj negativisht.

Gazeta Vijesti me herët kishte shkruar se Koalicioni “Shqiptarët të vendosur” (Forca-UDSH-ASH) nuk do të hyjnë në koalicion pas-zgjedhor me DPS-në pa fituar ministrinë e pakicave, ministrinë e turizmit apo nënkryetarin e Qeverisë dhe nënkryetarin e Kuvendit republikan. /MALESIA.ORG/

 

Tags: Zgjedhjet Parlamentare 2016Koalicioni “Shqiptarët të vendosur” Forca-UDSH-ASHMehmet ZenkaUnioni Demokratik i Shqiptarëve (UDSH)
Previous Post

New York : U mbajtë orë përkujtimore me rastin e vdekjes së piktorit të madh shqiptar Akademikut Gelosh Gjokaj

Next Post

Gjeloshaj sqaron se nuk kanë ultimatume në kërkesat e tyre drejtuar DPS-së

Next Post

Gjeloshaj sqaron se nuk kanë ultimatume në kërkesat e tyre drejtuar DPS-së

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org