• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E enjte, 2 Tetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi shpallet qytetar nderi i Shkodrës

5 Tetor, 2016
in Etnike/Rajoni/Bota, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

thachi-shkoderPresidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është shpallur sot qytetar nderi i Bashkisë së Shkodrës.

Sipas një njoftimi nga Presidenca, me propozimin e të parës së Shkodrës, Voltana Ademi, ky titull iu nda sot presidentit Thaçi në një ceremoni solemne para këshillit bashkiak.

Në njoftim thuhet se presidenti Thaçi u shpreh mirënjohës për ndarjen e këtij titulli nga Bashkia e Shkodrës.

“Ky titull mund të konsiderohet si një tjetër dëshmi e lidhjes së ngushtë shpirtërore që ekziston mes Shkodrës dhe Kosovës. Një lidhje e fortë tradicionale që e ka zanafillën tek rrugët e lashta tregtare mes Shkodrës, Pejës dhe Gjakovës. Një lidhje që është ujitur me gjakun e derdhur nga Isa Boletini me shokë, të cilët erdhën këtu në mbrojtje të Shkodrës dhe që u dëshmua më së miri edhe me dyert e panumërta të shtëpive bujare shkodrane të hapura për refugjatët kosovarë gjatë luftës”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ai ka thënë se kontributi i Shkodrës për botën shqiptare është i pallogaritshëm.

“Kjo trevë e juaja është karakterizuar me atdhedashurinë dhe trimërinë. Nuk është aspak rastësi që Komiteti ‘Mbrojtja Kombëtare e Kosovës’ u vendos pikërisht në Shkodër, duke u mbledhur në një ndërtesë disa dhjetëra metra larg prej këtu”, ka thënë ai.

Me kulturën e pasur dhe hapjen ndaj perëndimit, presidenti Thaçi ka thënë se Shkodra e ka mbajtur të pashuar lidhjen shpirtërore me Evropën.

Presidenti Thaçi ka thënë se titullin “Qytetar nderi i Shkodrës” e pranon me përulësi dhe mirënjohje të madhe.

“Faleminderit për nderin e bërë dhe mikpritjen e ngrohtë!”, ka thënë ai.

Para ceremonisë bashkiake për dhënien e titullit “Qytetar nderi i Shkodrës”, i cili presidentit Thaçi iu nda për rolin dhe kontributin e tij për shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe për angazhimin dhe kontributin e tij për paqen dhe stabilitetin në rajon, ai dhe kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, kanë mbajtur edhe një takim të përbashkët, ku kanë diskutuar për thëllimin e bashkëpunimit të Shkodrës me komunat e Kosovës.

Në fund, presidenti Thaçi dhe e para e Shkodrës, Voltana Ademi, kanë vendosur kurora lulesh edhe te shtatorja e Shën Terezës, Luigj Gurakuqit dhe Isa Boletinit në Shkodër. /Telegrafi/

Tags: Hashim ThaçiPresidenti i Kosovësqytetar nderiShkodër
Previous Post

Hapet internati për nxënësit e medresesë në Milesh

Next Post

Forca, ministrit Gvozdenovic-it: “Nuk do të ketë kurrë kompromis pa vendosur në vend drejtësinë për shqiptarët”

Next Post

Forca, ministrit Gvozdenovic-it: “Nuk do të ketë kurrë kompromis pa vendosur në vend drejtësinë për shqiptarët”

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org