• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E enjte, 19 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

KKSH: Nimanbegu pret ministrin Bajrami

18 Korrik, 2016
in Lajme, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

kksh ministri i arsimit kosovesSot më datë 18.07.2016 në Ulqin, u mbajt takimi ndërmjet ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Qeverinë e Kosovës Prof.Dr. Arsim Bajrami dhe kryertarit të Këshillit Kombëtar, z. Genci Nimanbegu. Në takim ishin të pranishëm anëtarët e Komisionit për Arsim dhe Përdorimin Zyrtar të Gjuhës Shqipe që funksionon pranë Këshillit.

Në këtë takim është diskutuar për problematikat e arsimit shqip në Malin e Zi, ndër të tjera u theksuan çështja e regjistrimit të studentëve nga Mali i Zi në universitetet publike të Republikës së Kosovës,( kotat e rezervuara, barazvlersimin e maturës shtetrore) pastaj furnizimi dhe paisjen e shkollave me mjetet e nevojshme ditaktike, përmirsimi i infrastrukturës në shkollat më mësim në gjuhën shqipe me theks të veçant në shkollën fillore në Dacaj të Rozhajës. Po ashtu është diskutuar për nevojen e përshpejtimit të procedurave të njohjes (nostrifikimit) të diplomave nga universitetet e Kosovës pranë institucioneve gjegjëse në Malin e Zi. Gjithastu në këtë takim janë trajtuar çështjet, të tilla si: nevoja për ndryshime dhe plotësime të korikulave dhe planprogrameve mësimore në lëndët që kanë të bëjnë me identitetin kombëtar, problematika e kuadrove arsimore të cilët nuk kanë njohuri aktive të gjuhës shqipe dhe japin mësim ose drejtojnë institucionet edukativo arsimore në të cilat mësimi zhvillohet edhe në gjuhën shqipe. Si çështje e rëndësishme në këtë takim u trajtua edhe nevoja e avancimit me programe të reja në arsimin e lartë në gjuhën shqipe në Mal të Zi etj.

Ministri Bajrami, shprehi vullnetin e plotë për angazhimin e ministrisë që ai drejton në përkrahje të çdo çështje që ka të bëjë me arsimin shqip në Mal të Zi, në koordinim me Këshillin Kombëtar dhe Ministrin e Arsimit të Malit të Zi, në mënyrë që të avancohen politikat pozitive në arsimimin dhe ruajtjen e identitetit të shqiptarëve në Mal të Zi.

Shërbimi për informim i KKSH-së

Tags: Arsim BajramiGenci NimanbeguKëshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Ziministri i ArsimitShkencës dhe Teknologjisë i Kosovës
Previous Post

Universiteti i Prishtinës shpall konkursin për pranimin e studentëve 216/2017

Next Post

Vujanovic ka frikë nga zgjedhjet ne Malësi

Next Post

Vujanovic ka frikë nga zgjedhjet ne Malësi

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org