• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 1 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Ulqin: Shikuan ndeshjen, pronari fitoi padi

7 Qershor, 2016
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

tifozatPolicia e Ulqinit ka iniciuar kërkesën për fillimin e procesit të kundërvajtjes kundër „Allaj Company” dhe përfaqësuesit të saj të autorizuar Skender Alloviq për shkak të “prishjes së rendit dhe qetësisë publike”.

Policia thekson se me 11 tetor të vitit të kaluar është prishur rendi dhe qetësia publike në mënyrë që në objektin e tij afarist “Shisha bar” nga ana e disa personave të pranishëm janë brohoritur fjalët ofenduese në bazë të përkatësisë nacionale “Shqipëri etnike”, “UÇK” dhe se janë valëvitur flamujt e shtetit tjetër Shqipërisë.

Alloviq akuzohet se për këtë gjë nuk e njoftoi policinë dhe se “humbi kontrollin e detyruar”.

“Njerëzit në lokalin tim ndoqën ndeshjen Armeni-Shqipëri. Nuk kishte asnjë lloj incidenti dhe as nuk erdhi policia. Mendoj se bëhet fjalë për skandal për të cilin do të njoftoj adresat vendase dhe ndërkombëtare të cilat merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ambasadat e huaja dhe Delegacionin e BE-së”, thotë pronari i “Shisha bar”.

UDSH: Protestë për shkak të padisë policore

Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, Mehmet Zanka ka reaguar ndaj padisë policore.

Lexo reagimin:

Ishim të bindur se në Malin e Zi demokratik, multinacional dhe multikonfesional nuk mund të dal nga MPB-ja dokumenti, gjegjësisht padia e cila i ngjanë atyre të viteve 80 të shekullit të kaluar.

Po paditet penalisht përfaqësuesi zyrtar i SHPK “Alaj Company” për arsye se më 11.10.2015 ka lejuar që në lokalin e tij mysafirët të ndjekin ndeshjen e futbollit në mes Armenisë dhe Shqipërisë, si dhe për arsye se mbas ndeshjes është brohoritur UÇK dhe Shqipëri.

Rikujtojmë këto zotërinj, të cilët siç duket kanë harruar, se para më shumë se një dekade është hequr ligji për delikt verbal dhe se Mali i Zi pak kohë më parë festoi 10 vjetorin e pavarësisë, si dhe synon integrimet Euro-Atlantike.

Me përgjegjësi të plotë pohojmë se në këtë lokal nuk ndodhi asgjë e papërshtatshme. I vetmi mëkat i këtyre të rinjve ishte që bënë tifozllëk për skuadrën e shtetit të tyre amë. Nuk kishte asnjëfarë incidentesh dhe asnjëfarë intervenimesh të organeve të rendit në hapësirat e lokalit.

Prandaj jemi të zemëruar me padinë e ngritur e cila, dorën në zemër, më shumë shërben në krijimin e klimës antishqiptare se sa shërben për ruajtjen e rendit dhe qetësisë.

Ftojmë Ministrin e punëve të brendshme dhe të gjithë organet kompetente të reagojnë kundër këtij dhe akteve të ngjashme sepse kjo nuk është karakteristikë e Malit të Zi të shekullit 21.

Shqiptarët i festojnë dhe gjithmonë do t’i festojnë sukseset e përfaqësueses së tyre prandaj paditë e këtij lloji nuk i trembin. Ato vetëm prishin imazhin euroatlantik të Malit të Zi. /UL-info/MALESIA.ORG/

Tags: Tifozat Kuq e ZiUlqin
Previous Post

U zhvillua ekspozita e fotografive “Cemi në fokus”

Next Post

Zëri i Amerikës: Reagime ndaj fjalorit të botuar nga Akademia e Malit të Zi (video)

Next Post

Zëri i Amerikës: Reagime ndaj fjalorit të botuar nga Akademia e Malit të Zi (video)

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org