• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E diel, 22 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Mërgata

Presidenti Nishani në Nju Jork, për rezolutën kushtuar kombit shqiptar

5 Maj, 2015
in Mërgata, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

bujar-nishaniPresidenti i Republikës zhvillon një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të  Amerikës, ku do të shënohet 70 vjetori i fitores mbi nazismin – kapitulimin e Gjermanisë

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka mbrritur mbrëm në Nju Jork, për të nisur sot një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është i ftuar për të ndjekur votimin e rezolutës për rolin e kombit  shqiptar, në Asamblenë e Nju Jorkut.  Rezoluta e cila përfshinë edhe rolin e shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë  Botrore në mbrojtjen e hebrenjëve ku shqiptarët jan njohur si i vetmi vend në  botë ku asnjë hebre nuk u dorzuar ose u vra mbasi mori mbrojtjen e  shqiptarëve në bazë të Besës shqiptare, një zakon shekullor i shqiptarëve, u  kërkua nga anëtari i Asamblesë së Nju-Jorkut, i pari shqiptaro amerikan në  historinë e diasporës që është zgjedhur në Kuvendin e Nju Jorkut zoti Mark  Gjonaj dhe senatori Jeff Klain mik i dëshmuar i shqiptarëve në Nju Jork.

Po gjatë kësaj ceremonie Presidenti i Republikës së Shqipërisë, pritet t’u drejtohet më një fjalë të pranishmëve në punimet e Asamblesë si dhe  Senatit të Shtetit të Nju-Jorkut.  

Gjatë qëndrimit në SHBA, kreu i shtetit shqiptarë Nishani do të vizitojë  edhe Kolegjin Hebre “Hebrew Union College’, në Nju Jork dhe do të  përshëndesë aktivitetin, që do të mbahet në B’nai Jeshurun Sinagogue, me rastin e
shpëtimit të Hebrenjeve 70 vjet më parë.

Ky aktivitet mbahet në shenjë vlerësimi ndaj ndihmës që dhanë shqiptarët në  shpëtimin e hebrenjve me kodin e njohur njerëzor Besa.  Kreu i shtetit shqiptar do të mbajë edhe një ligjëratë në Kolegjin e  Manhatanit ‘Manhattan College’, me temë: “Mbi tolerancën fetare” dhe do të shfaqet filmi dokumentar Besa.

Në agjendën e Presidentit Nishani përfshihen edhe takime me politikanë të Nju-Jorkut dhe e nderimet me disa tituj te lart të shtetiti shqiptarë, të disa personaliteteve të shquara shqiptaro-amerikane, me një kontribut të
qenësishëm në promovimin e vlerave, kombëtare, dhe humane të shqiptarëve në disporë.

Kreu i Shtetit shqiptar do të zhvillojë takime edhe me drejtuesit e Fondacionit “Raoul Wallenberg”, me organizatën “Sisterhood of Salam” dhe ‘’Ethnic Understanding”, të cilat punojnë në promovimin e dialogut ndërfetar.

Presidentin e shoqëron Zonja e Parë, Odeta Nishani.

Beqir SINA – New York

Tags: New YorkPresidenti Bujar Nishani
Previous Post

I gjithë rajoni tallet me “bujarinë” e Telekomit malazez, ofruar për viktimat e tërmetit në Nepal

Next Post

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikes, vizitoi Plavën e Gucinë

Next Post

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikes, vizitoi Plavën e Gucinë

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org