• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E diel, 22 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Partitë shqiptare përçanë elektoratin

17 Mars, 2015
in Lajme, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

subjekte politike shqiptare ne mal te ziFormimi i shumë partive politike nga radhët e shqiptarëve në Mal të Zi, ka shkaktuar pakënaqësi dhe reagime të shumta në opinionin publik.
Analistët vlerësojnë se këto parti, që veprojnë të ndara dhe të përçara e kanë çorientuar elektoratin shqiptar, transmeton Zëri i Amerikës.  Ata nuk e përjashtojnë mundësinë që në një të ardhme, kjo shpërndarje e votës nëpër disa parti, të rrezikojë përfaqësimin politik të shqiptarëve në Mal të Zi.

Te shqiptarët në Mal të Zi veprojnë 12 parti politike që paraqet një numër rekord në raport me numër të vogël të popullatës shqiptare në këtë vend.

“Rezultatet janë dëshmuese se ka sjellur vetëm dobësi në funksionimin e subjekteve politike shqiptare, dhe në anën tjetër te elektorati ka pësuar një ndryshim negativ. Ka rrezik që shqiptarët të mbesin pa përfaqësim në parlamentin e Malit të Zi, për faktin që pikërisht këta kanë bërë, gjë për të cilën nuk ka faj populli”, ka thënë analisti Shaban Peraj.

Ai tha se faji dihet si i kujt është dhe për çfarë e bëjnë duke theksuar se gjëndja e shqiptarëve  është urgjente.

Ndërsa analisti Gjekë Gjonaj tha se përçarja e faktorit politik shqiptar, ndjeshëm ka ndikuar në një pjesë të madhe të trupit votues që të humbasin besimin tek liderët e tyre politik, një sjellje e tillë që mund të sjellin në humbjen edhe të pushteti qendrorë.

“Liderët tanë politik, nuk kanë arrit as pas 25 vite pluralizëm, që të bëjnë unifikimin e votuesve shqiptarë, përkundrazi, në masë të madhe dhe kanë ndikuar në ndarjen e votave shqiptare, dhe në përçarjen e elektoratit shqiptarë. Bashkimi i faktort politik shqiptar është i mundur vetëm nëse liderët politik tonë i tejkalojnë inatet e tyre personale sepse vetëm kështu ata mund të hapin rrugë për një bashkëpunim në mes subjekteve politike shqiptare”,  ka thënë analisti Gjekë Gjonaj.

Edhe subjektet politike e shohin si problem veprimin e shumë subjekteve politike shqiptare.
Kryetari i partisë më të madhe shqiptare, Forca e Re Demokratike, Nazif Cungu është i vetëdijshëm se kjo ndarje shkakton një dëm të madh tek elektorati.

“Besoj se të gjithë e kemi të qartë se përçarja askujt nuk i shkon në favor. Përçamjet e mëtutjeshme mund të bien edhe deri në zvogëlimin e përfaqësuesve shqiptare në nivelin lokal por dhe në atë parlamentarë, gjë e cila ka dëshmuar edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare, ku kishim mundësi të fitonim 3 deputet, por fituam dy.
Një platformë e përbashkët e të gjithë shqiptarëve do të na mundësoj që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që të dalim ndoshta me një listë ose më së shumti me dy lista”, ka thënë Nazif Cungu. /MALESIA.ORG/

Tags: Aleanca Rinore e ShqiptarëveUnioni Demokratik i Shqiptarëve (UDSH)Alternativa Shqiptare (ASH)Bashkimi Demokratik i ShqiptarëveForca e re DemokratikeIniciativa Qytetare - Tuz (IQ)Lëvizja Qendrore Shqiptare për Integrime.Lëvizja Qytetare PerspektivaLidhja Demokratike në Mal të Zi (LDnëMZ)Lista për TuzPartia DemokratikePartia e Prosperitetit Demokratik
Previous Post

Marash Dukaj në drejtorinë e arsimit

Next Post

Gjeka: Më shumë shqiptarë nga Ulqini në policinë e Nju Jorkut se sa në atë të Ulqinit

Next Post

Gjeka: Më shumë shqiptarë nga Ulqini në policinë e Nju Jorkut se sa në atë të Ulqinit

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org