• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 15 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Gjeloshaj-Bardhit: As zoti nuk të ndihmon të bëhësh deputet

2 Mars, 2015
in Lajme, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Gjeloshaj - BardhiDeputeti i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj, i është përgjigj kryetarit të Lidhjes Demokratike Mehmet Bardhit, duke e porositë se as zoti nuk e ndihmon dot të bëhet deputet, e jo më ambasadori i Shqipërisë.

Ai shtoi se është tentativë jokorrekte ngatërrimi i ambasadorit në çështjen e cirkut politik të Bardhit, dhe se sikur Bardhi të kishte punuar me kaq këmbëngulje për të drejtat e shqiptarëve në këto 25 vite, gjendja do të ishte më e mirë.

“Alternativa Shqiptare është parti politike serioze, ne e dimë se Bardhi ka arritur të mashtrojë të gjitha partitë nacionale, por edhe degët e partisë së tij, të cilët i kanë kthyer shpinën dhe nuk e kanë mbështetë atë që të bëhet deputet. Ne nuk do të na mashtroni, do të ju gjykojmë në emër të të gjithë atyre që ju i keni mashtruar”, ka thënë Gjeloshaj për gazetën DAN.

Ai ka thënë se i vjen keq që edhe Partia Demokratike ka vendosë të mbytet bashkë me Lidhjen Demokratike.

“Për hir të opinionit dhe të vërtetës, nuk ke respektuar asnjë pikë të marrëveshjes nga viti 2009 dhe 2012, gjithashtu nuk ke respektuar dispozitat e marrëveshjes, por ju dhe Fatmir Gjeka, keni përvetësuar të gjitha mjetet të cilat i takojnë Alternativës Shqiptare dhe pas gjitha këtyre keni “fytyrë” të vazhdoni me prononcime publike”, i ka thënë Gjeloshaj, Mehmet Bardhit.

Gjeloshaj sqaroi se postin e deputetit e mori para më pak se 11 muajve, kurse sipas marrëveshjes i takojnë 12 muaj, duke sqaruar se është larguar nga vendi i ndihmës ministrit të arsimit duke pranuar postin e deputetit për të përfaqësuar popullin e vet në Kuvendin e Malit të Zi, dhe se kjo është bërë në propozimin dhe përkrahjen e kryetarit të Alternativës Shqiptare dhe Fatmir Gjekës.

Ai sqaroi se këtë e ka pranuar me kusht që mandatin e koalicionit t’a kryej deri në fund të mandatit, pa rotacion.

Gjeloshaj ka ftuar Partinë Demokratike dhe Fatmir Gjekën, të respektojnë marrëveshjen, përndryshe ne do të jetë i detyruar në prishjen e koalicionit. /MALESIA.ORG/

Tags: Mehmet BardhiNik GjeloshajParti Demokratike - PDAlternativa Shqiptare (ASH)Fatmir GjekaLidhja Demokratike në Mal të Zi (LDnëMZ)
Previous Post

Bardhi i drejtohet Ambasadës Shqiptare për mandatin e deputetit!

Next Post

Lista e vrasësve më të tmerrshëm masiv: Hitleri i treti, Enver Pasha i gjashti, Tito i trembëdhjeti!

Next Post

Lista e vrasësve më të tmerrshëm masiv: Hitleri i treti, Enver Pasha i gjashti, Tito i trembëdhjeti!

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org