• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 8 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

‘Atentat’ ndaj Hashim Thaçit?

15 Janar, 2015
in Lajme, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

273-hashim_thaci1Shërbimet sekrete të Malit të Zi si dhe Forcat e Sigurisë janë vënë në gjendje te gatishmërisë së lartë me rastin e vizitës së zëvendës kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, për shkak të informatave që Thaçi mund të jetë objekt i një atentati nga qarqet nacionaliste konfirmojnë burime të Indeks-online.

Kjo po ashtu ka ndikuar edhe në ndryshimin të agjendës dhe shtim të personelit të sigurisë gjatë vizitës.
Kujtojmë që disa shoqata dhe subjekte politike opozitare të përkrahur edhe nga Kisha Ortodokse tashmë kanë paralajmëruar protesta kundër vizitës së ministrit të jashtëm të Kosovës, Thaçi.

Por, e tërë situata është bërë shumë më serioze me informacionin që e kanë siguruar shërbimet e sigurisë së Malit të Zi se delegacioni kosovar mund të jetë objekt i një sulmi.

Edhe një ligjëratë mbi NATO-n e zëvendëskryeministrit të Kosovës që pritej të mbahej në Podgoricë është anuluar për shkak të rrezikut të lartë, mëson Indeks-online. Përndryshe vizita e Hashim Thaçit në Malin e Zi ka marrë karakter presidencial pasi ai do të vendoset në një nga rezidencat që dikur shfrytëzoheshin nga ish lideri jugosllav, Josip Broz Tito dhe ku tani rregullisht vendosen krerët e shteteve që e vizitojnë Malin e Zi.

Në agjendë ka takime me presidentin Vujanoviq me kryeministrin Gjukanoviq, zëvendëskryeministrin Lukshiq dhe kryeparlamentarin e Malit të Zi, Krivokapiq.

Delegacioni pritet të vijë në kalimin kufitar Hani i Hotit/Bozhaj rreth orëve të mbremjes, ku do të pritet nga sekretari i përgjithshëm i Ministrise për punë të jashtme the integrime europiane Zheljko Peroviq, si dhe i deleguari i ambasadës së Malit të Zi në Kosovë Radovan Miljaniq.

Ende nuk ka ndonjë informacion nëse Thaçi do të vizitoj Malësinë. /MALESIA.ORG/

Tags: Hashim ThaçiPodgoricë
Previous Post

Liria e shtypit, Mali i Zi shënon përsëri rënie

Next Post

Pavlovic: Luksic të shqyrtojë idenë e Bujar Nishanit

Next Post

Pavlovic: Luksic të shqyrtojë idenë e Bujar Nishanit

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org