• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E diel, 22 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Genci Nimanbegu: Për mandatin kur të bashkohemi

6 Janar, 2015
in Lajme, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Genci-NimanbeguDeputeti i Forcës së Re Demokratike Genci Nimanbegu, në intervistën e dhënë për gazetën “Dan”, deklaroi se Forca nuk ka shkelur marrëveshjen me Iniciativën Qytetare por se po bën ç’është e mundur që marrëveshja të respektohet.

Ai tha se marrëveshja e koalicionit duhet të shikohet në tërësi ku sipas saj bashkimi i Forcës dhe Iniciativës Qytetare duhet të kishte ndodhur deri më 30 qershor të vitit 2013, por kjo nuk u realizua.

“Forca ka bërë çdo gjë qe kjo marrëveshje të arrihet dhe të respektohet”- shtoi Nimanbegu.

Sipas tij, Forca edhe në mbledhjen e Këshillit qendror ka shprehur gatishmërinë për bashkimin e dy subjekteve dhe se kjo është lënë të përfundohet në kongresin e partisë që do të mbahet në fillim të pranverës.

Ai komentoi edhe deklaratat e funksionarit të Iniciativës Qytetare Vasel Sinishtaj, në lidhje me shkeljen e marrëveshjes nga ana e Forcës.

Nimanbegu tha se deklaratat e tilla janë të parakohshme dhe se vetëm dëshmojnë nëse ka pasur dëshire të vërtetë për bashkim nga ana e subjektit tjetër. Ai shtoi se Forca ka kontakte me udhëheqësin e Iniciativës Qytetare dhe anëtarët e tyre, kurse në anën tjetër Sinishtaj ka kontakte me subjekte tjera në lidhje me bashkimin e tyre.

Nimanbegu tha se është e vërtetë marrëveshja për ndarjen e mandatit, por si subjekt i unifikuar.

“Çdo dalje në media pa pasur kontakte mes të dy subjekteve nuk çon në realizimin e marrëveshjes së koalicionit. Mendoj se veprime të tilla e dëmtojnë politikën shqiptare në Mal të Zi,” përfundoi Nimanbegu. /MALESIA.ORG/

Tags: Forca e re DemokratikeForca për BashkimGenci NimanbeguIniciativa Qytetare - Tuz (IQ)Vasel Sinishtaj
Previous Post

Gjeloshaj nuk do të largohet nga parlamenti

Next Post

Sinishtaj në letrën Forcës dhe Nimanbegut: Bëjeni atë që është detyrim njerëzor

Next Post

Sinishtaj në letrën Forcës dhe Nimanbegut: Bëjeni atë që është detyrim njerëzor

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org