Njoftohen të gjithë të interesuarit se Shoqata “Malësia e Madhe” nga Nju Jorku, e porsaformuar nga bashkimi i ish Fondacionit Humanitar “Malësia” dhe ish Shoqata “Dedë Gjoin Luli”, të dyja me seli në Nju Jork, organizon përurimin e romaneve të fundit të autorit nga Malësia Z. Fran Camaj: “Dosja e tmerrit” dhe “Njeriu me mjekër të thinjur”, botuar më 2011, gjegjësisht më 20014 në Shtëpinë Botuese “Toena”- Tiranë.
Përurimi bëhet në Qendrën “Nënë Tereza”- Nju Jork, të dielën, më 28 dhjetor 2014, në orën 3 PM.
Jeni të mirëseardhur!
Shoqata “Malësia e Madhe”- Nju Jork
Kordinatori
Nikollë Junçaj