• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E enjte, 15 Janar, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Vetëvendosja: Shqiptarët në Mal të Zi të papërfaqësuar

12 Dhjetor, 2014
in Lajme, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

albin kurtiDerisa pakicat në Kosovë kanë 4 ministra, një zëvendës- kryeministër dhe 6 zëvendës-ministra, shqiptarët në Luginë të Preshevës dhe ata në Mal të Zi nuk kanë asnjë post institucional, thuhet në një komunikatë për medie të Lëvizjes Vetëvendosje.

Me këtë komunikatë Vetëvendosja i kthehet temës së saj të preferuar: temave mbarë-shqiptare.

“Mustafa dhe Thaçi serbeve në Kosovë ua kanë plotësuar këto dëshira, përderisa shqiptarët në Luginë dhe ata në Mal të Zi nuk e kanë aspak të njëjtin trajtim. Madje, në të njëjtat pika ku serbët në Kosovë sipas kësaj marrëveshje do të trajtohen me kujdes të veçantë, shqiptarët në këto dy vende shtypen dhe trajtohen padrejtësisht përditë”, shkruan Vetëvendosja.

Dy koalicionet shqiptare në Mal të Zi të përbëra nga gjithsej 6 subjekte politike kanë nënshkruar marrëveshje për përkrahje të shumicës parlamentare, dhe ato nuk kanë asnjë post në Qeverinë malazeze. Kjo dëshmon edhe një herë që diskriminimi i hapur ndaj shqiptarëve në trojet e tyre po vazhdon, deri sa po bëhet presion i hapur ndaj Kosovës për privilegjimin e pashembullt të pakicës serbe, thuhet në komunikatë.

Lëvizja Vetëvendosje insiston që vetëm reciprociteti në marrëdhëniet në mes shteteve, përfshirë edhe të drejtat dhe kujdesin ndaj etniteteve tjera, është garanci për harmoni në mes popujve dhe paqe në mes shteteve, përfundon komunikata. /MALESIA.ORG/

Tags: Albin KurtiShqiptarët në Mal të ZiVetëvendosja
Previous Post

Katër kandidat për çmimin e Komunës urbane Tuz

Next Post

Nikollë Nikprelaj – Nusja jonë si miss

Next Post

Nikollë Nikprelaj – Nusja jonë si miss

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org