• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 8 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Zgjedhjet Lokale – “Lista për Tuz”, Muhamed Gjokaj

23 Maj, 2014
in Lajme, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Muhamed GjokajLista për Tuz, Muhamed Gjokaj – pjesë e koalicionit “Për Tuzin Evropian – Milo Djukanovic”

-Si po ecën fushata parazgjedhore e listës tuaj dhe si e vlerësoni fushatën e kundër-kandidatëve tuaj?

Sa i përket fushatës parazgjedhore, atë e vlerësoj si korrekte dhe një ndër fushatat më të qeta, retorika e liderëve ishte në nivel të asaj që në politik quhet e lejueshme. Vërtet se kishte ca fjalë që stë bien mire kurë i dëgjon, por duhet me dinjitet ti përballosh edhe akuzat, derisa je fytyrë politike Siç e keni vërejt edhe ju vet nga komentet e shumta nëpër portale të ndryshme, isha politikani më i komentuar nga të gjithë, madje disa herë për gallatë u kam thënë vetë liderëve politik “si mundë të ngjajë kjo, që një kandidat që renditet në vendin shtatë në një listë është më i komentuar e më atë do të thotë edhe më i famshëm se edhe vetë mbartësi i listës apo mbartësit e të listave të tjera“. Por kjo për mua do të thotë se pritshmëritë nga unë janë më të mëdha, gjë që më jep kurajo dhe motivacion që në të ardhmen të angazhohem më shumë në realizimin e të drejtave tona.

-Cilat janë pritshmeritë tuaja nga këto zgjedhje lokale?

Gjendemi para zgjedhjeve lokale të 25 majit, që sipas shumë analistëve politikë vlerësohen si zgjedhjet më të rëndësishme që nga referendumi i pavarësisë së Malit të Zi që u mbajt në 2006 situatë e cila i bën shqiptarët faktor kyç në përcaktimin e fituesit në këto zgjedhje. Në këtë rast neve edhe si lider politik por edhe si votues deshte sdeshte na imponohen dy rrugë, të përkrahim atë që garanton: siguri, stabilitet ekonomik dhe politik, realizimi i ëndrës sonë për fitimin e statusit të plot të Komunës së Tuzit, si dhe integrimin në familjen Euroatlantike e që pasqyrohet me atë çfarë promovon lista në të cilën jam pjesë e saj, apo rruga tjetër që promovon atë çfarë pamë në Beranë e që të gjithë ne menduam se ishte e kaluara jonë, e përfytyruar në Frontin demokratik, liderët e të cilës listë në vitin 2008 organizuan protesta, madje edhe mbajtën greva urie kundër vendimit të qeverisë së Malit të Zi për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Pasi që ishte moment mjaft i volitshëm, që shqiptarët të përfitojnë më shumë se kurrë nga kjo situatë, bëra disa kontakte dhe përpjekje për bashkimin e faktorit shqiptare më lider politik të subjekteve më të mëdha shqiptare që veprojnë në Malësi. Kjo iniciativë kishte qellim të bashkimit të spektrit politik shqiptare si force relevante politike e cila do të ishte faktor përcaktues në Podgoricë. Kisha shpresë se liderët tone do të kapin këtë moment politik dhe kuptojnë mesazhin tim, por kjo nuk ndodhi dhe çdo njëri shkoj për hesapin e vet edhe për faktin se janë në koalicion qeverisës në nivel shtetëror me Partinë e Demokratike të Socialistëve.

-Nëse fitoni zgjedhjet e 25 majit, me cilat subjekte politike do të bashkëpunoni ose formoni shumicës në Kuvendin e KU Tuz?

Besoj se është normale të bashkëpunosh me subjekte në të cilën listë merr pjesë, por nuk përjashtoj mundësinë që subjektet tjera shqiptare të na bashkohen, sepse kemi të njëjtin pikësynim e ajo është realizimi i të drejtës për një vetëqeverisje lokale të Tuzit e definuar me ligj.

-Cila do të ishte përgjegjësia juaj ndaj votuesve nëse nuk e arrini synimin tuaj, pra a do të ofroni dorëheqjen?

Pasi që jam i vetmi lider politik që nuk kushtëzoj hyrje në koalicione për poste e pozita, madje as nuk kam ndonjë post, ashtu që nuk e di nga çfarë të dorëhiqem. Por për hire të opinionit, unë do të them se cilat ishin kushtet për hyrje në këtë koalicion, pra të vetmin kusht, e kisha që ne si koalicion të ecim së bashkut drejt fitimit të statusit të komunës së plotë të Tuzit dhe në vend të pozitave që do tu takojnë Listës për Tuz është punësimi i të rinjve tonë Malësorë në Podgoricë, por ashtu edhe në administratën e re të Tuzit, gjë që jam i bindur se do të realizohet.

-Kush do të ishte kandidati juaj për Kryetarë të Ku Tuz?

Mbartësi i listës, së cilës jam pjesë është Halil Dukaj, madje do kisha dashur, që mu ai të jetë edhe kryetari i ardhshëm i Komunës së Tuzit, sepse është person që në bagazhin e vet politik mbartë përvoje të mjaftueshme, që së bashkut me të Komunën urbane të Tuzit ta shndërrojmë në Komunë të Plotë.

-Komuna urbane nuk ka kompetenca të vetëqeverisjes lokale, megjithatë, cilat janë premtimet tuaja për të cilat ju do të punoni në realizimin e tyre?

Jam i bindur se hyrja ime në këtë koalicion do të kontriboj dukshëm në përshpejtimin e fitimit të komunës së Plotë. Prandaj ftesën për koalicion nga ana e Partisë Demokratike të Socialistëve e përjetoj si vlerësim dhe mbështetje po të atyre qëndrimeve të cilat ishin edhe arsye për hyrjen time në politik dhe si hap konkret drejt fitimit statusit të komunës së Plotë, Perveç kësaj Lista për Tuz edhe në aspektin profesional, do të jap kontributin e vet në procesin e themelimit të organeve dhe ngritjen e kapaciteteve funksionale të komunës së plotë të Tuzit.

-Cili është mesazhi juaj për votuesin shqiptar në Malësi?

I ftoj të gjithë votuesit qe me dinjitet të dalin në këto zgjedhje lokale te 25 majit dhe votën e tyre ta drejtojnë aty ku janë të bindur se do të vlerësohet. Të jeni të sigurt se vota juaj drejtuar koalicionit tone në këtë moment është zgjidhja e duhur.

/MALESIA.ORG/

Tags: Lista për TuzMuhamed GjokajZgjedhjet Lokale 2014
Previous Post

Pa kollare filloi fushata e korrjeve dhe e shirjeve te votave

Next Post

Zgjedhjet Lokale – “Iniciativa Qytetare”, Vasel Sinishtaj

Next Post

Zgjedhjet Lokale – “Iniciativa Qytetare”, Vasel Sinishtaj

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org