Vasel Sinishtaj, Iniciativa Qytetare – pjesë e “Koalicioni Shqiptar”
-Si po ecën fushata parazgjedhore e listës tuaj dhe si e vlerësoni fushatën e kundër-kandidatëve tuaj?
Vetë fakti i mosarritjes së Koalicionit më të gjërë shqiptar, gjegjësisht kushtëzimet që u bën, kam frig që mund të na kushtojnë të gjithëve. Paraprakisht kjo ka shkaktuar një përçarje tek votuesit malësor e cila do të rrjedhojë me derdhje të panevojshme votash. Në anën tjetër koalicioni parazgjedhor i UDSH-së me PDS mendoj që ishte i ngutshëm, i keqmenduar dhe në dëm të çështjes tonë kombëtare. Vetë fakti se në përbërjen e atij koalicioni gjindet edhe Partia boshnjake, e cila vazhdimisht ka kundërshtuar përdorimin e gjuhën shqipe në administratën lokale, dhe gjithnjë ka shkuar kundër interesave tona kombëtare. Mjafton kjo që ta shohim dashamirsin që ky koalicion ka ndaj nesh.
Dy çështje që kanë ra në sy gjatë kësaj fushate parazgjedhore, së paku nga këndvështrimi i koalicionit tonë: E para, se edhe përkundër një marrveshje paraprake në mes të subjekteve nacionale shqiptare, ku mes tjerash u dakorduam se do të ishte mirë që dy subjektet politike të cilat ishin një të unifikohen, dhe tjetra si subjekti i tret do të qëndroj shumë afer. Por ja kjo e fundit nuk ndodhi. Në anën tjetër as marrveshja e ndalimit të sulmeve në fushatë nuk u respektua, duke filluar nga TV debati, e pastaj kjo vazhdoj edhe nëpër rrugë dhe kafanetë e Malësisë, çka do të thot sulmet e ulëta, nën tryeza dhe nën tepih ndaj nesh nuk munguan, çka mëndoj se është e dëmshme dhe nuk mund të arsyetohet si lëshim i paqëllimt. E dyta, fitojmë përshtypjen se po tentohet të na këthejnë në të 90-tat, kur folej për një patriotizëm plotësisht deklarativ e joproduktiv, gjithmonë duke i harruar hallet, brengosjet dhe problemet e shumëta të qytetarëve. Kur e them këtë gjithnjë kam parasysh qarjen e hallit partiak, e që disa nuk kanë mjete financiare, përderisa në fushatë shtrojnë dreka e darka, shpenzojnë mjete për të ngrën, pirë dhe duke u marrë me sulme të drejtuara koalicionit tonë, ndërsa rradhëher drejt kundërshtarëve të vertet politik – PDS, Frontit demokratik, PSD dhe Malit të Zi pozitiv, PSP, Partisë boshnjake e tjera.
Shrytzoj rastin që përmes portalit Malësia.org ti falenderoj të gjithë qytetarët, posaçërisht banorët e Rrogathit, Mileshit, Dinoshës, Vllanës, Vranes, Kodrës së Budanit, Hakajve, Shipshanikut dhe Tuzit, për ngrohtësinë e tyre dhe pritjen vëllazërore gjatë kalimit tonë nëpër oborret dhe shtëpit e tyre.
-Cilat janë pritshmeritë tuaja nga këto zgjedhje lokale?
E kemi thënë dhe përserisim se fitorja më e madhe do të ishte uniteti i votuesëve malësor, por për këtë tani më është vonë të flasim. Mund të flasim për atë që është dëshirë dhe pritje e Iniciativës qytetare, në një të ardhme të shpejt unifikimi i forcave politike e poashtu i trupit votues malsorë, ngase këto zgjedhje mund të jenë vetëm përgaditje për ata që na pret – formimin e Komunës me kompetenca si të gjitha komunat tjera në Mal të Zi.
-Nëse fitoni zgjedhjet e 25 majit, me cilat subjekte politike do të bashkëpunoni ose formoni shumicës në Kuvendin e KU Tuz?
Sa i përketë pyetjes, dua të ju them shkurt dhe qartë: Jemi për koalicion shqiptar, për gjuhë dhe alfabet shqip, për administratën në gjuhën amëtare, për flamur shqiptarë dhe të gjitha këto për hir të ruajtjes e ngritjes së identitetit kombëtar, prosperitetit të vëndit, për emancimpimin dhe përfshirjen e femrës në sferën politke, pra jemi për bashkim fuqish dhe jo për ndarje e kushtëzime, taktika dhe propaganda mes subjekteve shqiptare.
-Cila do të ishte përgjegjësia juaj ndaj votuesve nëse nuk e arrini synimin tuaj, pra a do të ofroni dorëheqjen?
Synimi ynë primar ishte, mbeti dhe gjithmonë do të jetë Komuna, jo si zgjidhje e të gjitha problemeve tona por si piknisje për zgjidhjen e tyre, këtu duhet kujtuar se ne nuk jemi nga grupacionet politike që presin për të na kryer të tjerët punët tona dhe kurr nuk do pranojmë të jemi “pyjkë” në rrot, që në fakt nuk e çon përpara as çështjen e komunës as çështjet tjera. Nuk jemi dhe nuk do të jemi për patriotizëm sa për sy e faqe, i cili na çon drejt zbrasjes së trojeve tona autoktone. Kush do ndjeki këtë shtegtim tonin do të gjej vënd tek ne.
Jemi të bindur që vetëm me të rinjët tonë, të edukuar dhe të mirëarsimuar, mundet që të arrihen suksese në jetën politke. Prandaj, ne që kemi marr besimin e tyre që ti udhëheqim njëkohsisht kemi pranuar përgjegjsin të jemi krah për krah me ta, që së bashku të punojm dhe të japim rezultat. Vet përbërja e strukturës tonë partiake tregon që për dallim nga disa që ka struktura të njëjta që nga formimi ne nuk synoj të mbes përjetsisht në krye të detyrës, ka kush të më zavendsoj, kur të jet e nevojshme dhe prap do jemi mbas atyre që do të vin, sikur ata rrin sot mbas nesh.
Në politikë, veçanarisht në procesin zgjedhor, suksesi dhe mossuksesi janë në ekipin e punës, ngase unë jam një nga të barabartit e në anën tjetër vota është e lirë dhe populli disponom me të. Votuesi ka vendosur edhe më parë, por ata që po marrin një numër të vogël votash ende janë “gjallë” politikisht dhe po mbijetojnë duke mos shpenzuar mjete financiare për nevojat e studentëve shqiptar apo nevojat tjera në raste specifike për qytetarët e Malësisë. Pra, nuk është se ju mungojnë mjetet, por ato i ruajn për ti përdorur gjatë fushatave zgjedhore, ti derdhin kundër nesh, kunder atyre që betejen e drejtojn ka rrezikut të vërtet.
Koalicioni ynë gjatë gjithë këtyre viteve drekat e darkat i ka shpërndar aty ku ishte u nevojshme, gjë që do të vazhdojm ta bëj edhe në të ardhmen, sepse sipas parimeve tona ky është investimi më i sigurt e më afatgjatë, nga i cili do të sigurojme jo vetem subjektin tonë por edhe brezin e ardhshëm i cili do të vazhdoj që këto vlera ti përcjell tek të tjerët.
-Kush do të ishte kandidati juaj për Kryetarë të Ku Tuz?
Sa i përket emrit të kryetarit nuk kemi vëndosur, bile as kemi biseduar. Ndoshta ngase ketë post nuk e shohim si pozit ku mund te relaksohemi por si përgjegjsi të cilen do ta marr njëri nga ne, të cilin e pret një punë e madhe dhe e menduar mirë. Të ja lem kohës, pas zgjedhjeve do të ulemi dhe ta diskutojmë këtë, ngase kryetari mund të jetë edhe person jashtëpartiak, pra ai për të cilin leht do të pajtohemi të gjithë se posedon aftësi të ju prij ndryshimeve pozitive.
-Komuna urbane nuk ka kompetenca të vetëqeverisjes lokale, megjithatë, cilat janë premtimet tuaja për të cilat ju do të punoni në realizimin e tyre?
Premtimi ynë kryesorë është që sa më shkurt të zgjasë mandati i kësaj përbërje të kuvendit dhe sa më shpejt të kemi Komun me kufijt e vetë administrativë, buxhet të dhe kompetenca të plota. Të gjitha tjerat do ti zgjedhin qytetarët e Malësisë përmes votës së lirë.
-Cili është mesazhi juaj për votuesin shqiptar në Malësi?
Të nderuar vllezër dhe motra votojeni Koalicionin shqiptar – zërin e zemrës dhe të shpirtit malësor, zërin e rinisë, zërin e femrës malësore, zërin e të shkolluarve, zërin e bashkimit, dijes dhe gadishmërisë për të qëndruar përkrah qytetarët të Malësisë. Në anën tjetër i porosis të gjithë që mos ta harrojnë thënjen “i veti ka shkon të rrëzon e ka këthehet të çon”, kjo nënkupton se prej të hënes tensionet politike do të ulen dhe të gjithë do të vazhdojmë të jetojmë së bashku, me njëni-tjetrin dhe pran njëni-tjetrit. Kjo fushat dhe dita e dielë e 25 majit do të jenë të kohës së kaluar, prandaj të pregaditemi prej të hënes për sfidat e së ardhmes, mos ti lëmë të gjitha punët për momentin e fundit por të jemi të gatshëm dhe ti paraprijm situatave që mund të ndodhin, kështu që ato ti shfrytzojmë në interes të gjithë qytetarëve.
/MALESIA.ORG/