Gjergj Camaj, Alternativa Shqiptare – pjesë e “Koalicioni Shqiptar”
-Si po ecën fushata parazgjedhore e listës tuaj dhe si e vlerësoni fushatën e kundër-kandidatëve tuaj?
Fushata parazgjedhore po ecën shumë mirë. Gjatë këtyre ditëve kemi viyituar cdo vend në Malësi, dere me dere duke ju treguar qytetarëve nga afer se jemi lista më e mirë. Kemi sjell sjell disa risi ne menyren e të bërit fushatë. Sa I përket listave tjera nuk është se I kemi ndjekur shumë, por me sa kemi parë nuk është se klanë dryshuar shumë nga vitet e kaluar.
-Cilat janë pritshmeritë tuaja nga këto zgjedhje lokale?
Një gjë është e sigurt se në këto zgjedhje Koalicioni Shqiptar do të jetë lista që do të fitojë përkrahjen më të madhe të qytetarëve të Malësisë.
-Nëse fitoni zgjedhjet e 25 majit, me cilat subjekte politike do të bashkëpunoni ose formoni shumicës në Kuvendin e KU Tuz?
Në qoftë se vjen deri te një situatë e tillë politike me siguri se do bëjmë koalicion të natyrshëm me ata të cilet edhe pse kur ishte momenti i duhur nuk u bashkuan me ne. ka ma shumë gjëra që na bashkojnë sesa na ndajnë.
-Cila do të ishte përgjegjësia juaj ndaj votuesve nëse nuk e arrini synimin tuaj, pra a do të ofroni dorëheqjen?
Në qoftë se nuk arrihet ajo për të cilet ne synojmë, ne me siguri se do të japim dorëheqje.
-Kush do të ishte kandidati juaj për Kryetarë të Ku Tuz?
Kemi akoma kohë për të diskutuar këtë, por me siguri se do të kemi një kryetar të përkushtuar dhe qytetarë të dënjë.
-Komuna urbane nuk ka kompetenca të vetëqeverisjes lokale, megjithatë, cilat janë premtimet tuaja për të cilat ju do të punoni në realizimin e tyre?
Kompetencat e Komunes Urbane janë shumë të kufizuara kështu që nuk ja vlen asnjëpremtim pervec atij që për një kohë shumë të shkurtër do të kryejmë procedurat e nisur për ndryshimin e statusit të KU Tuz dhe fitimin e Komunës së Malësisë. Të gjithë jemi deshmitarë për kapacitetet e Komunës Urbane, të premtosh ndonjë gjë më shumë se një administrat më efikase dhe koordinim më të mirë me ato kompetenca që kjo lloj komune është joereale.
-Cili është mesazhi juaj për votuesin shqiptar në Malësi?
Votuesve shqiptar në Malësi ju themi të votojnë listën më të mirë, listën e cila me të vertet meriton votën e qytetarëve të Malësisë. Ne përfaqësojmë të gjithë Malësinë, ne kemi njerëzit më të përgatitur, njerëzit të cilët mund të ndryshojnë realitetin politik në Malësi, njerëz me eksperienc dhe njerez të rinjë të cilet janë shpresa e Malësisë.
/MALESIA.ORG/