Më 18.04.2014 në lokalet e Shkollës së Mesme “25 Maji” në Tuz, OJQ ” LABEATËT” shpërndau ndihmat financiare të familjeve dhe përsonave me gjendje të dobët ekonomike të cilat mberriten nga Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe” nga Detroiti.
OJQ “LABEATËT”
Shoqata atdhetare “Malësia e Madhe” nga Detroiti në vazhdën e aktiviteteve të veta kombëtare, prononcime për media, deklarata të ndryshme si dhe mbështetje financiare të familjeve dhe personave me gjendje të dobët ekonomike edhe këtë herë si shumë herave tjera, për nderë të festës së Pashkëve dërgojë një shumë të konsiderueshme të të hollave, 17.800US$.
Mbështetjet e sivjetme financiare Shoqata Atdhetare “MALËSIA E MADHE” i ka ndarë në tri kategori: 1. Familjet me pamundësi ekonomike, gjithsei 36 familje me shumë të përgjithshme prej 12.600US$
2. Individët me nevoja të veçanta, gjithsei 9 individë me shumë të përgjithshme prej 2.700US$
3. Për art e kulturë janë mbështetur 3 OJQ dhe një individ, me shumë të përgjithshme prej 2.500 US$. Të them se Shoqata Atdhetare “MALSIA E MADHE” kohë më parë ka mbështetur edhe 21 studentë me bursa, ka ndihmuar të sëmurë etj.
Poashtu “MALËSIA E MADHE” ka mbështetur edhe projekte me rëndësi Kombëtare siç janë organizimi dhe mbajtja e protestave të ndryshme për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi.
Shoqata “MALËSIA E MADHE” premton se do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe më tutje.
Aktiviteti i sotëm ishte pjesë e raporteve të mira mes Fondacioni “MALËSIA E MADHE” dhe OJQ “ LABEATËT “, shpresojmë se do ta vazhdojmë bashkëpunimin përmesë aktiviteteve të natyrës së ndryshme gjithëherë në interes të mirëqenies së banorëve të Malësisë dhe diasporës.
OJQ “ LABEATËT “ është pjesmarrës në realizimin e prijektit, në pjesën e shpërndarjes së ndihmave financiare siç u cek edhe më lartë. Prandaj ne jemi mirënjëhës për besimin që na e kanë dhënë.
Të them se këtë herë Fondacioni “MALËSIA E MADHE”, OJQ “ LABEATËT “ e mbështeti në aspektin financiar me 1.000US$. Faleminderit për përkrahjen që na e kanë dhënë.
Kryetarë i OJQ “ LABEATËT “ Luigj Camaj